Një ditë një njeri që donte të debatoj shkoi tek Imam Shafiu dhe e pyeti:
“E dimë se shejtani është i krijuar prej zjarri, po si do ta dënoj me zjarr Allahu?!”
Imam Shafiu mendoi pak dhe më pas solli një copë tokë të thatë dhe me atë e goditi njeriun. Në fytyrën e njeriut mund të shihej dhimbja dhe zemërimi.
Imam Shafiu e pyeti: “A të shkaktova dhimbje?”
Ai u përgjigj: Po.
Imam Shafiu përsëri e pyet: “Si është e mundur që ti je krijuar nga toka, ndërsa toka të shkakton dhimbje?!
Njeriu nuk tha asgjë dhe e kuptoi qëllimin e imamit. E kuptoi rastin e shejtanit: Allahu e ka krijuar nga zjarri dhe me zjarr do ta dënoj.
Përshtati: Islampress