3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ibn Sina (Avicena) – gjeniu i kohëve

Më të lexuarat

Ibn Sina, Avicena, Ebu Ali Husain ibn Abdullah ibn Sina (980 – 1037) është prijës i filozofisë islame dhe neoplatonizmit. Ka studiuar teologjinë, fizikën, matematikën, medicinën, filozofinë, logjikën. Vepra më e njohur e tij është “kanoni i shërimit”, e cila me shekuj ka qenë vepra më e njohur dhe më e lexuar në botë. Në qarqet e studimeve mjekësore është i njohur si “baba i mjekësisë”

Ibn Sina është i lindur në një fshat të qytetit të njohur në kulturën islame – Buhara (sot është qytet i Uzbekistanit). Ishte fëmijë i një familje të njohur dhe autoritative.

Qysh në rininë e hershme tregoi cilësi të një fëmije gjenial, me një inteligjencë mbi mesatare dhe me një aftësi të hatashme të të mbajturit mend.

Në moshën 10 vjeçare ka kryer hifzin, dhe ka mësuar përmendsh të gjitha pjesët kryesore të poezisë persiane. Në moshën 14 vjeçare ua tejkaloi edhe mësuesve të vet në njohuri, dhe vet e potencon në biografinë e tij se në moshën 18 vjeçare ka mësuar gjithçka që duhet të mësoj.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit