4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush ishte Hasan Turabi?

Më të lexuarat

Dr. Jusuf El-Kardavi

“Hasan Turabi ishte një njeri i gjallë, shumë energjik, një promotor i vërtetë që nuk e njihte lodhjen, dembelin dhe as apatinë”.

Ai udhëhoqi lëvizjen sudaneze si në liri po ashtu edhe në vështirësi. Si në kushte të mira po ashtu edhe në ato të jashtëzakonshmet.
Hasan Turabi, ishte Hasani (i miri) i tretë në mesin e islamikëve, pra vinte pas Hasan El-Benas dhe Hasan El-Hudejbi, Allahu xh.sh i mëshiroftë që të gjithë.
Pas përkeqësimit të situatës në Sudan, ishte e domosdoshme që një njeri i fuqishëm dhe i vendosur të marrë në dorë udhëheqjen e atjeshme.
Hasan Turabi e kishte një specifikë që e bënte të dallohej nga çdo politikan tjetër pasi që në të gjitha punët dhe në të gjitha veprimet e tij, ai si pikënisje dhe pikë-reference kishte mendimet burimore islame.
Ai po ashtu dallohej edhe për aspiratat e mëdha që kishte në arritjen e dijës, të njohurive, të thellimit të besimit, dhe të luftimit të padrejtësive dhe të keqes.
Ai kishte qëndruar stoik përballë padrejtësisë së sistemit marksistë, të atij kapitalistë, dhe të padrejtësive të ndryshme që bëheshin nga armiq të ndryshëm të vendit dhe të fesë së tij.
Ai çdo herë ishte në mes paraburgimit dhe burgimit saqë thuajse e kishte harruar se çka do të thoshte të jetosh në shtëpi.

Me disa prej vëllezërve tanë falëm namazin e xhenazes, për vëllaun dhe mikun tonë të dashur, Prof. Dr.Taha Xhabir El-Ulvani e që njëherit ishte edhe një prej dijetarëve, një prej juristëve islam, një prej shtyllave kryesore të Institutit Ndërkombëtarë të Mendimit Islam në Uashington.

Vdekja e tij ishte shumë e papritur pasi që para disa ditësh kishim telefonuar dhe kishim komunikuar me djalin e tij por ja që vdekja nuk ka kohë të ditur. Dr. Ulvan u varros pranë gruas së tij në Amerikë ndërsa ne u befasuam ditën tjetër, pra të Shtunën me 05.03.2016, kur na erdhi lajmi për humbjen e Hasan Turabit. Hasan Turabi ishte një njeri që tërë jetën e tij e kishte të mbushur me dije dhe punë, me thirrje dhe predikimi, me luftë dhe përpjekje maksimale. Ai ishte një udhëheqës, një dijetarë, një luftëtarë dhe një mendimtarë i pashoq në arenën islame.

Në botë ka njerëz që jetojnë dhe vdesin pa u vënë re për shkak të mos angazhimeve dhe se nuk kanë bërë vepra për të e ndjejnë prezencën e tyre. Ka poashtu të tjerë të cilët Allahu xh.sh me udhëzimin e Tij i ka begatuar që të sjellin mirësi për njerëzimin, që angazhohen maksimalisht në interes dhe dobi te të tjerëve, njerëz plot vullnet në predikimin, njerëz që dhanë mundin dhe jetën në interes të mesazhit dhe misionit që bartin mbi vete.

Padyshim se pjesë e këtyre njerëzve ishte edhe mendimtari, luftëtari, politikani, dijetari dhe predikuesi i njohur islam, Hasan Turabi, i cili me plot të drejt mund të quhet dhe të mbaje epitetin e njërit prej shtyllave dhe prej burrave që ka njohur historia islame. Ai ishte një prej faktorëve kyç edhe në aspektin edukativo-arsimor dhe politik jo vetëm brenda vendeve arabe por në mbarë vendet islame. E pa dyshim se ai ka qenë një prej pishtarëve të politikave dhe të udhëheqjes islame si dhe një prej idealisteve dhe reformatorëve të politikave islame.

Hasani i tretë

Hasan Turabi, është Hasni (i miri) i tretë në mesin e islamikëve. Pra, Hasan Turabi vije pas Hasan El-Benas dhe Hasan El-Hudejbiut, Allahu xh.sh i mëshiroftë që të gjithë. Hasan Turabi ishte një sudanez i pastër, i cili kishte arritur që të e mësonte Kuranin përmendësh, të e mësonte kuptimin e tij dhe të e përvetësonte leximin e tij në një moshë shumë të re. Po ashtu, ai mësojë edhe gjuhën arabe dhe sheriatin. Mendimet e tij të pastra islame nuk kishin ndryshuar fare nga origjinaliteti i tyre edhe përkundër asaj se ai kishte arritur që të kapte majat e mësimit dhe kulmin e diplomimeve në botën perëndimore. Ai kishte arritur që të marrë diplomën e magjistraturës nga Universiteti i Oksfordit dhe pastaj atë të doktorantit nga Universiteti i Sorbonës. Ishte njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja siç ishte anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, etj, por edhe përkundër kësaj ai e ruante me krenari origjinalitetin e tij prej sudanezi. E ndërsa një gjë të tillë shpesh herë e shprehte edhe me fjalët e tij kur thoshte:

‘’Babai im është Islami, dhe unë nuk kam baba tjetër!’’.

Turabi ishte një njeri shumë i gjallë, shumë aktivë, ishte një promotor i vërtetë, një njeri që nuk e njihte apatinë dhe as dembelizmin, një njeri që nuk e njihte të pushuarit për kohë të gjatë. Ai ishte një njeri i lirë, ishte një njeri që kishte një mendim të pavarur dhe një vullnet të pavarur, ai ishte plotësisht i pavarur edhe në vendimmarrjen e tij. Kishte një mendje shumë të mprehtë, një gjuhë shumë elokuente, fytyrë autentike sudaneze por ishte gjithmonë i qeshur dhe mjaftë i dashur për të gjithë njerëzit.

Kishte disa mospajtime me udhëheqjen e vëllezërve mysliman në mënyrat dhe format e praktikës së ideologjisë së tyre pasi që ai kishte një filozofi të vetën që nuk përkonte me vendimet e përgjithshme që merreshin nga lëvizja. Kjo ka vazhduan për disa vite me radhë, gjatë kohës sa isha ende i angazhuar me organizimet në lidhje me lëvizjen e V. Musliman.

Turabi kishte udhëhequr lëvizjen në Sudan si në ditët e mira të saja po ashtu e kishte udhëhequr atë edhe në ditët e vështira, si në lehtësi po ashtu edhe në vështirësi. Ai prapa vetës kishte një grup njerëzish, edhe pse me disa prej tyre më vonë kishte hasur në disa mospajtime për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme dhe thyerjes së parimeve të lëvizjes që bënte.

Besim të fortë dhe të kuptuar të plotë

Me Hasan Turabin jam takuar shumë herët dhe e kam parë se ai ka qenë një njeri që ka zotëruar një të kuptuar shumë të thellë dhe shumë të plotë, kishte një ndjesi shumë të hollë, një besim të fortë, dhe një diapazon të gjerë të dijes dhe të njohurive. Nuk ka mundur të ndodh që të shkojë në Sudan, të e takojë atë në Katar apo në çfarëdo vendi tjetër arab, e të mos flasim për kulturën e komunitetit, brengat e tij dhe mënyrën se si të i trajtojmë ato. Po ashtu, çdo herë bisedonim edhe për gjendjen e myslimanëve dhe mundësinë e avancimit të tyre. Pjesë e diskutimit dhe e bisedës tonë padyshim se ishte dhe predikimi dhe format e progresit të saj.

Për herë të parë e kam takuar Hasan Turabin në Liban, në vitin 1985, e ndërsa ai ishte në moshën më të mirë të rinisë së tij. Në atë kohë ai ishte për vizitë në Bejrut por që më herët ai kishte qenë udhëheqës i lëvizjes rinore-studentore që kishte arritur të e rrëzonte pushtetin ushtarak të udhëhequr nga Abboud duke ia mundësuar kështu Sudanit që të e rikthejë pushtetin civilë në krye të tij.

E ndërsa unë e kujtojë shumë mirë bisedën që kishte ndodhur në mes nesh, ku ndër të tjera unë i thash atij se: Ndoshta do ishte më mirë që ju të mund të e fusni predikimin islam në radhët e ushtrisë në mënyrë që të mund të i vetëdijsoni dhe kështu të e parandaloni ndonjë puç ushtarak që mund të e përmbysë përsëri atë që e keni arritur. E ndërsa ai më tha: Realisht, ne nuk jemi duke shfaqur ndonjë interes për ushtrinë pasi që tërë interesi ynë është i fokusuar mbi popullatën pasi që për ne është me më interes që të ia përfitojmë zemrën një mësuesi në shkollë sesa një gjenerali në ushtri. E kur i thash se sot në të shumtën e rasteve janë ushtritë ato që janë duke i rrëzuar pushtetet e shumta dhe duke ardhur vetë në krye të vendit, ai pa u hamendur fare më tha: Le të bëjnë përmbytje dhe ne do i përmbysim përsëri ata.

Kishte shumë aktivitete të ndryshme që më bënin të shkoja shpesh në Sudan, e prej këtyre aktiviteteve ishte edhe përzgjedhja ime në Organizate Humanitare Islamike të Afrikës e cila kishte edhe aktivitetet e saja në Sudan por natyrisht se kishte një shtrirje në mbarë Afrikën, apo më ndodhte që të shkoja për punë në Universitetin e Khartum, apo Universitetin Omdurman, apo Universitetin El-Kuran, apo të shkoja për punë të lëvizjes islamike, apo të bankës islamike El-Fajsal, apo edhe për punë dhe organizime të ndryshme. E kjo ishte arsyeja e takimit tim të shpeshtë me Hasan Turabin në Khartum apo edhe nëpër organizime të ndryshme. Por po ashtu kishte raste kur takoheshim edhe në Katar siç kishte ndodhur kur ishte ftuar nga Princi i Katarit, të asaj kohe, Princi Hamad Ibn Khalife Al Thani, i cili e kishte ftuar për disa konsulta me të dhe që të përfitonte nga njohurit e tija për të përpiluar dhe për të hartuar kushtetutën e vendit. Katari po ashtu e kishte ftuar edhe në shumë organizime të tjera, e veçanërisht gjatë muajve të Ramazanit, dhe kjo ma mundësonte takimin me të. Ne ishim takuar me të në sofrën e Kuranit, të dijes dhe në sofrën e udhëheqësve të Katarit që ishin aso kohe.

Ai, së bashku me një grup tjetër të njerëzve, ishte arrestuar gjatë kohës së udhëheqjes së Nimeirit. Ai në burg kishte ndenjur për një kohë jo edhe aq të shkurtër pastaj kishin filluar negociatat me të në mënyrë që të mund të e angazhonin në punë të ndryshme duke i ofruar edhe ndonjë postë në udhëheqjen e vendit. E ndërsa Hasan Turabi e kishte pranuar një gjë të tillë pasi që ishte i bindur në tranzicionin dhe në fazën kalimtare nëpër të cilën po kalonte vendi. Së bashku me të ishin prezent kur ishte bërë shpallja e revolucionit popullore të Sudanit nga vetë ana e Nimeirit, e që ky revolucion kishte për qëllim që të e rikthente sundimin e sheriatit islam në Sudan. E ndërsa Hasan Turabi, dhe njerëzit e tij, ishin pjesëmarrës shumë të fuqishëm në këtë protestë të madhe të quajtur edhe si ‘’Protesta 1 milionëshe’’, e që më vonë u rikthye edhe një revolucion mbarë popullorë.

Unë dhe Salah Ebu Ismail, Allahu xh.sh e mëshiroftë, po e vëzhgonim hap pas hapi këtë protestë madhore, e ndërsa ajo parakalonte pranë nesh grupe-grupe, prej mëngjesit deri në mesditë. E ndërsa njerëzit brohoritnin për sheriatin, për islamin dhe për Kuranin. Ata brohoritnin me një ngrohtësi të natyrshme dhe në mënyrë shumë spontane. E teksa po e shikonim këtë pamje madhështore ishim rrëmbyer në lot dhe që të dy thoshim: A thua do të na vije dite kur do e shohim një gjë të tillë në Kajro të Egjiptit?.

Por, me gjithë këtë, unë prapë u kisha thënë sudanezëve se nuk është me rëndësi që të e shpallim shtetin islam por me rëndësi është që të kemi një shoqëri islame, një shoqëri që do të jetonte për islam dhe me islam. E që padyshim se një gjë e tillë nuk ishte e lehtë.

Njeri i fortë

E sa shpejt kishin ndryshuar gjërat në Sudan pasi që me revolucionin ushtarak nuk kishte revolucion edukativ, arsimorë, kulturorë, moral, etik, dhe ideologjik andaj ishte mase e domosdoshme që të ndodhnin ndryshime. Revolucioni ushtarak ishte shndërruar në një revolucion paqësorë që udhëhiqej nga një gjeneral i ndershëm, një gjeneral që ishte një besimtarë i denjë, një njeri i dashur, një njeri paqësorë. Pra, fjala është për Abdurrahman Sivar Edh-Dheheb, që ishte një model shëmbëlltyre për modesti, për thjeshtësi dhe për sakrificë si të postit të mbretit si të postit të sulltanit. E kjo pasi që vetëm pas një viti ai kishte pranuar koncesion për një udhëheqje të përbashkët. E që si rezultat i kësaj vendi ishte kthyer në një vend të pasigurt dhe jostabilë.

E pasi që ishin vështirësuar gjërat në Sudan, ishte bërë e domosdoshme që një njeri i fuqishëm të marrë në dorë drejtimin e vendit në mënyrë që të parandalonte ndonjë fatkeqësi në vend. E ndërsa Hasan Turabi ishte njeriu që më së miri e kishte kuptuar rrezikun që po i kanosej vendit. Ai po ashtu ishte njeriu që kishte potencialin dhe fuqinë më të madhe për një lëvizje sa më urgjente dhe të shpejtë. Andaj ai edhe e fillojë një gjë të tillë duke e përzgjedhur një grup nga ushtarakët, me në krye Omer El-Beshir, dëshironte që të parandalonte më të keqen.

E sikur Hasan Turabi të mos e kishte marrë këtë iniciativë atëherë me siguri se një gjë e tillë do të ishte ndërmarrë nga komunistët dhe të tjerët, e që një gjë e tillë ishte provuar edhe me armë në fillim të kësaj iniciative por që kishte rezultuar me humbjen e tyre.

Hasan Turabi ishte një njeri shumë i vendosur që praktikisht e kishte jetësuar fjalën e Allahut xh.sh ‘’E kur të vendosësh atëherë mbështetu tek Allahu xh.sh’’, e ndërsa në poezi më së shumti i pëlqente vargjet:

Nëse je zotërues i idesë bëhu edhe zotërues i vendosmërisë

Sepse armiku i idesë është pasiguria

E nëse ke vendosmëri atëherë vepro nxitimthi

Sepse vendosmërinë e shkatërron vonesa

Të rinjtë mysliman që të gjithë ishin bashkuar rreth Hasan Turabit duke e përzgjedhur atë si udhëheqës të përgjithshëm të lëvizjes islame në Sudan. E pasi që ndodhi revolucioni, të cilit i ishin krijuar kushtet paraprakisht, dhe pasi që arriti të e udhëheqë me një urtësi duke e përmbyllur me fitoren e tij, Hasan Turabi refuzojë që të marrë udhëheqësin. Ai me çdo kusht kishte insistuar që të burgosej dhe që vendin e udhëheqjes të ia lëshonte Omer El-Beshirit. Ai e kishte urdhëruar që të e burgosnin e ndërsa çështjen e kontrollonte përmes letrave nga brenda qelisë së tij.

E pas kësaj sërish rishfaqet Hasan Turabi, ai doli nga burgu, dhe e kuptojë gjendjen e tij, e që pas kësaj Hasan Turabi kishte hapur dyert për botën arabe dhe islame. Ai kishte filluar që të ftonte njerëzit për në Sudan, e prej atyre që kishte ftuar ishim edhe vetë ne.

Metodologji Arabo-Islame

Metodologjia e Hasan Turabit ka qenë një metodologji e pastër arabo-islame që fokusohej në disa aspekte kryesore, e që prej tyre do të cekim:

Çështjen e besimit të Allahut xh.sh, për Zot, të Islamit si fe dhe të Sheriatit dhe të Edukimit Islam si një kurrikulë dhe një metodë të përgjithshme.
Liria e popujve është një pjesë e pandashme e legjislacionit islame, gjë për të cilën edhe duhet që të përpiqemi.
Liria e shprehjes, e mendimit dhe e rezistencës ndaj padrejtësisë janë pjesë e statutit themelorë.
Çështja palestineze është një çështje esenciale dhe në të nuk guxon të ketë asnjë lloj tolerance. E ndërsa dalja në mbrojtje të saj është obligim parësorë.
Drejtësia shoqërore dhe lufta kundër padrejtësisë, tiranisë dhe korrupsionit janë pjesë integrale të Islamit.
Komuniteti islam, që nga lindja deri në perëndim, është një komunitet i vetëm. Andaj duhet që të unifikohemi dhe nuk lejohet assesi që të jemi të ndarë.
Ne do të kemi paqe me të gjithë ata që kanë paqe me ne, dhe do të vëmë duart tona mbi të gjitha ato duar që shtrihen drejt nesh, e ndërsa do të kemi armiqësi ndaj çdo kujt që shfaq armiqësi ndaj nesh.
Të gjithë njerëzit janë bijtë e Ademit, dhe që të gjithë janë vëllezër andaj duhet që të kenë mirëkuptim dhe bashkëpunim ndaj njëri tjetrit.

Me Dr. Hasan Turabin para një kohe të shkurtër në zyrën time në Doha të Katarit, pasi që ai kishte shprehur dëshirën të më nderonte me vizitën e tij kur veçse ishte në Katar. E kjo ishte vizita e tij e fundit. Me të kemi qëndruar për afro dy orë duke diskutuar për problemet e kombit, dhe duke u munduar që të gjejmë zgjidhje për këto probleme. Po ashtu pjesë e diskutimit tonë ka qenë edhe mundësia e angazhimit tonë rreth zgjidhjes së këtyre problemeve, e që padyshim se ne ishim bashkërisht të angazhuar në shërbim të komunitetit tonë. Para, vetëm pak ditë, i kam telefonuar dhe e kam ftuar që të merr pjesë në një libër që është duke e përgatitur për botim ‘’Qendra për Modernizëm dhe Ripërtëritje -El-Kardavi-’’, libër ky që ka të bëjë me biografinë time dhe me aktivitet e mia. Ky libër është duke u përgatitur me rastin e 90-vjetorit të lindjes time që është në muajin Shtatorë. Ai shprehu gatishmërinë e tij me plotë kënaqësi dhe më tha se do e dërgonte materialin e përgatitur në zyrën time posa të e përfundonte por ja që ishte caktimi i Allahut xh.sh që ai të mos arrijë të e përfundojë atë shkrim. E ndërsa në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë ‘’E çdo qenie do e përjetojë vdekjen’’.

E ndërsa mua më ka lënduar shumë kur kam dëgjuar se dikush paska deklaruar se gjoja Hasan Turabi nuk paska qenë prej nesh, apo kur dëgjova se dikush tjetër e ka quajtur edhe si strukturë të Egjiptit. E ndërsa unë tërë këtë e shoh si një vrer dhe një urrejtje e pabazë ndaj Islamit.

Dr. Hasan Turabi ka qenë një njeri të cilit nuk ka mundësi që të i mohohen meritat e tija, të i anashkalohen aktivitetet dhe punët që ai i ka bërë në predikimin e tij të Islamit, mundin që e ka dhënë për lëvizjen islame në Sudan, në perplasjet që e kishte me të krishterëve, laikët, dhe ateistët por prapë se prapë ai mbetët një njeri dhe si i tillë nuk mund të jetë i pagabuar. Ai ka pas disa gabime por që janë ekzagjeruar nga të tjerët e ndërsa ne do të përpiqemi që të i denoncojmë të gjitha ato, e në lidhje me këtë një poet thotë:

E kush është ai njeri, me cilësitë e të cilit

do të jenë të kënaqur të gjithë njerëzit

Mjafton nderi për njeriun edhe nëse i numërohen gabimet e tija

Shumë çështje

Me Hasan Turabin kemi pasur mospajtime të shuma rreth shumë çështjeve të ndryshme. Për shumë prej tyre kam folur edhe në emisione televizive, e ndërsa një pjesë tjetër e kam cekur edhe në vol. V të librit tim ‘’El-Fetava’’, por që nuk është kjo tema jonë.

E një gjë e tillë nuk është nënvlerësim për Hasan Turabin e as që ka të bëjë me mohimin e tërë kontributit të tij, pasi që ai kishte mbetur një burrë sudanez, arab dhe mysliman i zellshëm. Njerëzit po ashtu mund të kenë mendime të ndryshme rreth tij por ai prapë se prapë do të mbetet një prej burrave më të vyeshëm si në mesin e arabëve po ashtu edhe në mesin e myslimanëve. Ai do të mbetët një prej burrave dhe figurave kyçe si për nga thirrja, predikimi, mendimi, ideologjia, edukata, lufta dhe politika që ka zhvilluar. E po ashtu edhe librat e tija, njohuritë e tija, dhe udhëzimet me të cilat ai u ka bërë dobi shumë prej njerëzve, anë e mbanë botës, kanë mbetur të ruajtura dhe të shkruara pasi që ai tërë jetën e tij ia kishte kushtuar kësaj feje dhe komunitetit madhor duke dhënë tërë mundin e tij në këtë drejtim, duke u angazhuar maksimalisht në këtë drejtim, e dihet mirë se për dijetarët ka dy shpërblime nëse ia qëllojnë në mendimet e tyre e ndërsa një shpërblim vetëm për mundin e tij edhe nëse ai gabon. Prandaj, me të vërtetë ai ka lënë gjurmë të pashlyera në mesin e myslimanëve dhe në historinë e Islamit.

Nuk është prej natyrës së njerëzve që të pajtohen në të gjitha çështjet dhe nuk ka asnjë pengës dhe asgjë të keqe që të ketë mospajtime në mes të Hasan Turabit dhe të tjerëve. E po ashtu, kjo nuk do të thotë se Hasan Turabi, apo të tjerët, duhet ta qëllojnë të vërtetën sa herë që flasin, apo të ia kenë qëlluar në çdo vendim dhe mendim që ata kanë mbajtur pasi që ne të gjithë e dimë se prej të gjithë njerëzve pranohen gjëra dhe refuzohen të tjera, përveç Profetit s.a.v.s.

Turabi kishte pasur disa mospajtime me ne në aspekte ideologjike dhe politike. E padyshim se një gjë e tillë më kishte lënduar edhe mua siç kishte lënduar edhe shumë prej njerëzve tjerë anë e mbanë botës. Vëllezërit brenda lëvizjes kishin kërkuar prej meje që së bashku me një grup prej udhëheqësve më të lartë brenda kësaj lëvizjeje të bënim përpjekje për të afruar radhët dhe për të shmangur këto mospajtime që kishin ngjarë në mes tyre. Për një gjë të tillë ishim dakorduar unë, Abdulmexhid Zindani nga Jemeni, Fajsal Movlavi nga Libani, Is’hak Ferhani nga Jordani, e po ashtu ishim pajtuar që në Sudan të na bashkëngjitet edhe Isam El-Beshir, që ishte Ministër për Konsulta dhe Vakëfe në Khortum. Të gjithë ne ishim nga Unioni Ndërkombëtarë i Dijetarëve Mysliman. Pasi që kishim shkuar atje dhe kishim qëndruar për afro dhjetë ditë duke u munduar që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, të gjejmë një mundësi të daljes dhe të tejkalimit të kësaj krize duke biseduar dhe duke diskutuar me të dyja palët, ne po ashtu ishim detyruar që të udhëtonim edhe nëpër vende të ndryshme të Sudanit në mënyrë që nga afër të e shikonim gjendjen dhe të i kuptonim gjërat, por fatkeqësisht nuk kishim mundur që të arrijmë në ndonjë pikë që do të mund të i bashkonte të gjithë. Të dyja palët ishin mase të vendosur në atë që e thonin dhe një gjë e tillë kishte pamundësuar arritjen e çfarëdo suksesi. E ndërsa në lidhje me këtë po potencojë edhe fjalët e një poeti:

Unë duhet të angazhohem në atë që bëjë dobi

E nuk më takon mua përcaktimi i suksesit

Hasan Turabi po ashtu kishte disa mendime dhe disa paragjykime të tija në aspektin e jurisprudencës islame që shumë prej njerëzve i shihnin si të tepruara, si të ekzagjeruar dhe si të pabaza në aspektin ixhtihadit. E po ashtu edhe përpjekja e tij për të ulur sheriatin në mënyrë që të e bënte sa më të përshtatshëm për gjendjen reale duke u munduar që të e bëjë më të kapshëm për njerëzit por që realisht nuk kam mundur dhe nuk do të mundem që asnjëherë të pajtohem me një gjë të tillë prandaj mendime të tilla nuk mund të konsiderohen përveçse të papranueshme.

Njeri i predikimit dhe jurisprudencës

Me të vërtetë duhet të ia pranojnë dhe nuk ka mundësi që të i kontestohet specifika që e dallonte Hasan Turabin nga gjithë politikanët e tjerë, e që padyshim se kjo specifikë që e dallonte atë ishte pikërisht ajo se Hasan Turabi nuk ka qenë vetëm një politikan i thjeshtë por ai ka qenë edhe një njeri i predikimit dhe i jurisprudencës në të njëjtën kohë. Ai në të gjitha qëndrimet dhe mendimet e tij nisej nga një mendim i përshtatur, e që një mendim i tillë kishte zanafillën dhe buronte pikërisht nga mësimet dhe njohuritë islame. Do të thotë se ishte një mendim që buronte nga Kurani dhe nga Tradita Profetike, dhe të gjitha burimet e tjera që buronin prej këtyre dy burimeve kryesore. E që padyshim se këtij i takonte që të bazohej në këto burime, të bënte përpjekjet maksimale për të gjetur përgjigje në këto burime dhe të gjykonte me anë të këtyre burimeve e nëse vinte deri tek ndonjë përfundim dhe nuk e gjente ndonjë që mund të e kundërshtonte apo që mund të ia sqaronte arsyen e gabimit të tij atëherë qëndrimi i tij mbetet i justifikuar pasi që ai ishte në gradën e muxhtehidit dhe jepte tërë përpjekjen dhe mundin e tij për të arritur deri tek një qëndrim i caktuar e që sipas tij ai qëndrim ishte më i drejti. E rëndësi është që njeriu të e jap tërë mundin e tij për të arritur deri tek një mendim, duke u bazuar në burimet autoktone islame, dhe po ashtu është me rëndësi që njeri të jetë në shkallën e muxhtehidit në mënyrë që të ketë mundësi që të konsultojë, të studioj dhe të analizojë të gjitha argumentet islame, të konsultohet me njerëzit që i ka afër vetës, të diskutojë me dijetarët e tjerë në mënyrë që të e detajon sa më shumë problematikën e gjitha kjo duhet të bëhet sipas mundësive dhe rrethanave në të cilat ndodhet ai. E pas tërë kësaj merret vendimi apo qëndrimi mbi një çështje të caktuar e pastaj nëse është i qëlluar merr dy shpërblime e nëse është i gabuar merr vetëm një shpërblim siç është potencuar edhe në vetë transmetimin e thënies Profetike që transmetohet nga Amër Ibn Asi.

Kundër tiranisë

Dr. Hasan Turabi ishte shumë i etur për dije dhe për besim, për pengimin dhe luftimin e tiranisë dhe tiranëve, ashtu siç i ka përshkruar edhe vetë Allahu xh.sh në Kuran kur thotë se ‘’ Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)’’89:1-14, e po ashtu edhe të dalit karshi mendjemëdhenjve dhe diktatorëve nga ana e sionistëve, e krishterëve, dhe materialistëve

Ai ishte pajtuar që të gjitha këtyre padrejtësive të i kundërvihet me një jetë të thjeshtë dhe modeste duke mos pranuar që të jetojë në kështjella të fortifikuara, e as që të vozitet me vetura luksoze, e as duke mos pranuar që të jetojë një jetë luksoze, ai dëshironte që të jetonte siç jetonin njerëzit dhe të lodhej siç lodheshin njerëzit.

Ai vazhdonte që të endej nga një burg në tjetrin saqë kishte harruar se si është jeta në shtëpi.

Unë isha ftuar që të merrja pjesë në një konferencë në Sudan, ishte konferenca e tetë me radhë i Fondacionit Global për Palestinën dhe që ishte paraparë që të mbahej në Khartum, kjo gjë kishte ndodhur para shumë viteve. E ndërsa unë e kisha refuzuar një gjë të tillë duke kërkuar që të lirohej nga burgu Hasan Turabi e pasi që një gjë e tillë u refuzua nga ana e organizatorëve dhe e qeverisë atëherë unë e refuzova përfundimisht një ftesë të tillë pasi që nuk mund të merrja pjesë në një konferencë që po mbahej në një vend ku ishin arrestuar njerëz siç ishte Hasan Turabi.

Dr. Hasan Turabi ishte i mjaftuar me vetveten e tij ashtu siç ka ardhur edhe në transmetimet e Profetit s.a.v.s ku thuhet se njeriu nuk eshte i pasur me pasurinë e tij por me vetveten e tij. E ndërsa nga Aliu r.a transmetohet të ketë thënë se do të jetë krenar ai që e çmon vetën e tij dhe do të jetë i poshtëruar ai që e çmon pasurinë e tij. E ndërsa Ebu Firas El-Hamdani në lidhje me këtë thotë:

Me të vërtetë i pasur është ai që është i pasur në vetveten e tij

Edhe nëse ai është i leckosur dhe i grisur në rrobat e tij

Hasan Turabi kishte jetuar në shtëpinë e tij e ndërsa ashtu siç e kam dëgjuar ambasadorin e Sudanit në Katar duke thënë se ai nuk e posedonte në pronësi të tij as shtëpinë e tij në Khartom. Hasan Turabi që ishte një dijetarë, një mendimtar, një shkrimtarë, dhe një ideolog shumë i zoti nuk arrinte të gjente pasuri që të e blinte as shtëpinë në të cilën ai jetonte.

Sa shumë herë na kishte ftuar në shtëpinë e tij dhe na kishte ushqyer me ushqimet më të mira sudaneze e ndërsa njerëzit që e njihnin tregonin se ai nuk posedonte pasuri siç posedonin të tjerët, e as që kishte toka siç kishin të tjerët, por mbi të gjitha ai ishte i pasur me vetveten e tij.

Allahu të mëshiroftë vëllai im Hasan, Allahu të begatoftë dhe të gradoftë, ty dhe tokën që të ka lindur, Allahu i begatoftë edhe nxënësit e tu, edhe fëmijët e tu, edhe vëllezërit e tu edhe pse ndoshta ndonjëherë keni hasur në mospajtime. Mbi të gjitha, ne të gjithë kemi qenë me ty në rrugën e drejtë dhe në pasimin e së vërtetës ashtu siç thotë edhe vetë Allahu xh.sh ‘’Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni’’6:153. E ndërsa me ty ka qenë edhe Ibrahim Es-Senevi, nga radhët e islamikëve, kur ishim munduar që të ju pajtonim por ja që ishte caktimi i Allahut xh.sh që të ndodhte e kundërta.

E ndërsa unë dua që të i porosis vëllezërit e mi në Sudan, siç e kam dëgjuar nga Halid Meshaal i cili ju kishte bërë ftesë sudanezëve në Khartom që të e marrin vdekjen e Hasan Turabit si arsye për të u bashkuar dhe për të ngjeshur radhët e tyre.

Dhe krejt për fund e lus Allahun xh.sh që vëllain tonë, Hasan Turabi, të e mëshirojë të e shpërblejë me të mirat e Tija për punën dhe për kontributin që e ka dhënë për fenë e Allahut xh.sh dhe për pasuesit e Muhamedit s.a.v.s. Po ashtu e lus Allahun xh.sh që të e mëshirojë dhe të e fal për gabimet dhe lëshimet që i ka bërë duke e pranuar me njerëzit e devotshëm. E po ashtu e lus Allahun xh.sh që në pasardhësit e tij dhe në vëllezërit e tij të shtojë begati dhe mirësi ashtu siç shton Allahu xh.sh për robërit e Tij të ndershëm.

E ndërsa në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë ‘’Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!’’59:10.

Perktheu Mr.Artan Musliu

(mesazhi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit