0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Zv/kryeministri Besimi takoi shefin e diplomacisë austriake, Kurz

Më të lexuarat

SHKUP (AA) – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë Fatmir Besimi, i cili po qëndron për vizitë pune në Austri, zhvilloi një takim me ministrin për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz, ku është biseduar për procesin eurointegrues të vendit, situatën politike dhe çështjen e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të takimit, siç thuhet në njoftimin e Sekretariatit, bëhet e ditur se “Mbështetja nga ana e Austrisë është me rëndësi thelbësore për Republikën e Maqedonisë, e njëjta është përforcuar edhe me sjelljen e Planit aksional Austri-Maqedoni, gjatë vizitës tuaj në vend në muajin shkurt”.

Marrëdheniet bilaterale mes Maqedonisë dhe Austrisë karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim dhe dialog dinamik të nivelit të lartë. Të dyja palët tregojnë interes për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit në shumë sfera.

Në takim është biseduar edhe për procesin eurointegrues të vendit, ku thuhet, se Austria është njëra nga vendet mike të Maqedonisë dhe jep angazhim për perspektivën evropiane, si të Maqedonisë ashtu edhe të rajonit.

“Maqedonia duhet të përparojë në procesin paraqasës, sepse fillimi i negociatave është instrumenti më i mirë për zgjidhjen e shumë sfidave”, theksoi Besimi.

Në takim zëvendëskryeministri Besimi u përqendrua edhe tek situata politike në Maqedoni dhe përkujtoi angazhimin e vendit në përmbushjen e marrëveshjes politike qershor/korrik të vitit të kaluar.

“Po ashtu, ai potencoi edhe përpjekjet e vendit për bashkëpunimin e hapur me BE-në gjatë përballjes me krizën e refugjatëve me çka tregoi se është partner serioz i Unionit”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Besimi dhe Kurz shprehën kënaqësi për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Besimi mbajti edhe ligjëratë në akademinë diplomatike në Vjenë me temë: “Integrimi i Maqedonisë në BE: sfidat dhe si më tutje”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit