3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Merren në pyetje të bijtë e Mubarakut

Më të lexuarat

Agjencia zyrtare e lajmeve në Egjipt njoftoi se një prokuror hetues ka marrë në pyetje dy bijtë e ish-presidentit të vendit, Hosni Mubarak, lidhur me akuzat për korrupsion.

Të dytë-Xhamal dhe Ala, ishin dënuar më 2 qershor nën akuzat për korrupsion në një proces tjetër. Ata janë në burg që nga prilli i 2011-ës, raporton rel.
Akuzat e fundit ndërlidhen me blerjen e një pjesë të madhe të tokës në vitin 1993 nga një shoqatë, që atëkohë po udhëhiqej nga Ahmed Shafik, kryeministri i fundit i Mubarakut dhe një mik i afërt i tij.
Agjencia e lajmeve MENA citoi gjykatësin, Osama El Saidi, të ketë thënë se toka është blerë nga vëllezërit me një shumë më të vogël nga vlera e tyre reale në treg./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit