3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Assad: E ardhmja varet nga Alepi

Më të lexuarat

Konflikti mes kryengritësve dhe forcave qeveritare do të përcaktoje fatin e kombit. Presidenti i Sirise, Bashar Al Asad – përmes nje deklarate, ne ditën e Forcave të Armatosura- vlerësoi ushtarët që përballen kryengritesit.

Prej dy javësh Assad nuk ka folur në publik. Ne deklaratën e tij thuhej:”Fati i popullit dhe i kombit tone, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja varet nga kjo betejë”.

Kryengritja kunder regjimit ka marre te tjera permasava javet e fundit. Luftime jane regjistruar ne rruget e kryeqytetit dhe ne qytetin e dyte me te madh te Sirise, Alep. Raportime e fundit flasin per luftime ne dy zona te krishtere ne Qytetin e Vjeter, te Damaskut.
Burime kryengritesve raportojne se avione dhe helikoptere ushtarake kane vene ne shenjester pozicionet e kryengritesve.

Nje kollone ushtaresh i eshte drejtuar qytetit per t’u ardhur ne ndihme batalioneve ne terren. Megjithate kjo nuk eshte konfirmuar nga qeveria apo burime te pavarur.

Permes nje raporti, “Amnesty International” tha se trupat qeveritare kane kryer krime kunder njerezimit kete muaj ne Alep. Grupi i te drejtave te njeriut i ben thirrje Keshillit te Sigurimit ta dergoje Sirine ne Gjykaten Penale Nderkombetare dhe t’i vendose vendit, nje embargo armesh. Emnisti akuzon ushtrine dhe milicine shabiha se ka qelluar protestues te pafajshem, madje edhe femije, mjeket jane vene ne shenjester dhe te arrestuarit jane torturuar. Sipas aktivisteve, te pakten 20 mije persona humben jeten ne Siri, prej nisjes se kryengritjes, marsin e vitit te kaluar./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit