Diplomati më i lartë i Sirisë në Londër ka dezertuar në shenjë proteste ndaj akteve “të dhunshme dhe shtypësve” të regjimit të presidentit Bashar al Assad – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe.
I ngarkuari me punë në Londër, Khaled al-Ayoubi , u tha zyrtarëve britanikë se nuk dëshiron të përfaqësojë më regjimin e Assadit.
Dezertimet po bëhen problem në rritje për regjimin e Assadit, në ofensivën e përgjakshme të të cilit ndaj kanë vdekur rreth 20.000 njerëz.