1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

SHBA, qindra miliona dollarë të abuzuara në Afganistan

Më të lexuarat

Me qindra miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar në projekte të menaxhuara keq për ndërtimin e infrastrukturës në Afganistan, shkruhej në një raport të paraqitur ditën e hënë përpara Kongresit.
John Sopko, instruktor i përgjithshëm për rindërtimin afgan, gjeti se “planifikimi, koordinimi dhe ekzekutimi i projekteve të ndryshme ka qenë përgjithësisht i dobët”. Ai gjithashtu parashikoi se kostot për sigurinë do të rriten në periudhën afatshkurtër, ndërsa kompanitë private dorëzojnë punimet tek forcat afgane. Në raport gjithashtu shkruhej se disa punime janë vonuar dukshëm në afatet e tyre dhe ka pak gjasa që të përfundohen përpara tërheqjes së trupave ushtarake.

Sipas Top-Channel, problematike kanë qenë veçanërisht investimet e vitit 2011, ku në 400 milionë dollarë investime, shumica janë shpërdoruar për shkak të planifikimit të keq.

Midis investimeve më flagrante të keqmenaxhuara ishte edhe ai i ndërtimit të një baze për forcat policore vendase, e cila është e papërdorshme pasi nuk ka ujë dhe në vendin ku është ndërtuar, uji duhet të sillet nga shumë larg, prandaj bëhet shumë e kushtueshme të rregullohet projekti. Shumë rrugë janë jashtë cilësisë së parashikuar, ndërsa ndërtesa të tëra nuk janë të përshtatshme për funksionet që janë parashikuar që të kryejnë.

SHBA dhe koalicioni i NATO-s i drejtuar prej tyre do të tërhiqen përfundimisht nga vendi aziatik në vitin 2014. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit