3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

FERMANI I NJOHUR I SULLTAN SULEJMAN KANUNIT

Më të lexuarat

Prof. Dr. Mustafa ARMAGA

Sulltan Sulejman Kanuni e mbron veten dhe thotë: “Unë jam ky”. Apo ” Unë nuk jam ai njeri që paraqitet në serial”.

Jemi dëshmitarë të asaj që diskutohet kohët e fundit rreth Sulltan Sulejman Kanunit, po, këto diskutime janë vetëm epshore. Nuk skruajnë skenare të saktë, nuk mund të bëjnë kërkime të vërteta. Me këtë veprim tregojnë injorancën e tyre, sillen e mbeshtillen rreth raporteve intime, për t’u kapur rreth çështjes së haremit. E kanë futur Sulltan Sulejmanin në një kallëp që nuk mund të njihet fare. As që shqetesohen se femijët e njohin këtë, sikur ai nuk paska pasur asnjë qëllim e as punë përveq grave dhe epshit. Ata nuk mund ta kenë këtë shqetësim, kurse ne po… Ejani e të bëjmë diqka më tjetër sot, të shohim nga vetë letra origjinale e Sulejmanit se kush ishte ai vërtet. Thënë ndryshe, seriali që përshkruan këtë periudhë, nuk ka të bëjë me realitetin.

Sulltan Sulejman Kanuni

Ka lindur në qytetin Trabzon të Turqisë më 27 prill 1495. Ishte i biri i Javuz Sulltan Selimit. U shkollua në Stamboll. Kur i vdiq i ati, kaloi në krye të Shtetit Osman, më 30 shtator 1520 kur ishte në moshën 25 vjeç. Me një sukses të madh qeverisi Shtetin Osman dhe ndërroi jetë derisa ndiqte rrethimin e Zigetvarit, më 7 shtator 1566, në moshën 71 vjeç. Ndryshe njihet si “Kanuni”, jo pse ky ka vendosur ndonjë ligj a kanun të ri, por sepse ligjet i zbatonte me një përpikëri të madhe. Periudha kur ai ishte në krye të Shtetit Osman, ishte një kohë kur shteti ishte më i pasuri nder të gjitha kohërat. Thënë ndryshe, ky padishah kaq i madh ishte njëkohesisht edhe bujar dhe i devotshëm në zbatimin e fesë islame.

Bali Beu

Gazi Bali Beu ishte nga komandantët. Ai i përkiste familjes së njohur Malkoç. Kishte lindur me 1495, pra ishte moshatar i Sulltan Sylejmanit. Ishte si udhëheqës bejlerbe ne Bosnje dhe Rumeli. Kishte bashkëshorte të bijën e Sulltan Bejazitit II, Ajnishah Sulltanin.
Njihet edhe si Koxha Bali Pasha. Me 1521 kishte marre pjese ne çlirimin e Beogradit, sa ishte ende i ri. Më vonë, më 30 gusht 1521, pas çlirimit të Beogradit, ishte caktuar si përgjegjës për mbrojtjen dhe kontrollimin e kështjellave.
Ka bërë shumë vepra me vlera të posaçme: medrese, shkolla, xhami e shumë e shumë gjera të tjera në shërbim të popullit. Më 1543 ishte caktuar përgjegjës i Budinit (Budapest). Pas shumë sukseseve që kishte korrur, përmes një shkrese, Sulltan Sylejmanit i kishte paraqitur një kërkesë. Si përgjigje të asaj kërkese, Sulltan Sylejmani i kishte shkruar këtë letër me këto këshilla të arta. Ndërroi jetë në vitin 1458. Këtë letër, në botën e shkencës së pari e ka paraqitur Yusuf Këllëç, që e kishte botuar në vitin 1989.
Më pas, letrën e ka paraqitur në një simpozium mbajtur nga CII-PO (Ankara, 1994). Një kopje të kësaj e kishte Toms Uluçay, i biri i Qagtay Uluçay-t; mendonim që origjinali gjendej në Depon e Budimit. Në veprën “Telhisu’l-Bejan” të Hezzarfen Husejn Efendiut, gjendet edhe një letër tjetër, për nga kuptimi e ngjashme, që çuditërisht i ishte shkruar nga Muradi I Evrenos Beut. Metoda i takon shekullit të 16. Kjo do të thotë qe Padishahët Osmanë u dërgonin bejlerëve nga një tekst që lexohej – “paralajmërim”. Kjo gjë nuk tregon se kjo letër nuk i përket Sylejmanit, po tregon se ne jemi para një forme që kishte përdorur ai”.
Kur të lexohet ajo, do të shihet se si Sulltan Sylejmani i kishte dhënë një rëndësi të madhe filozofisë shtetërore, moralit të punës, kuptimit të administrimit, reales dhe drejtësisë, dhe mbi të gjitha, se si ai paraqet pikën kryesore që kishte arritur saktësia e Islamit. Për shembull, në një ekspeditë, Bali Beu kishte çliruar disa kala dhe nuk kishte lejuar që ushtarët të shijonin prenë e luftës. Për këtë gjë Sulltan Sylejmani i kishte tërhequr vërejtjen menjëherë duke i thënë: “Praktikoje atë që kërkon Islami, unë nuk dua të hyjë në depon time asnjë grosh pa të drejtë”.
Sulltan Sylejman Kanuni e mbron veten dhe thotë: ‘Unë jam ky’. Apo ” Unë nuk jam ai njëri që paraqitet në serial”. Kjo letër, kaq e rëndësishme, është punuar nga ne, dhe ja, po e paraqesim:

Teksti i Fermanit për Bali Beun

Falënderimet qofshin për Allahun, ne morëm 18 kala dhe 30.000 rrëshqitëse i keni dërguar ne Tersane-i Amire. Keni dhënë lajmin se keni hequr kokat e 60 mijë qafirëve. Ji fatbardhë dhe qofsh faqebardhë në dynja e Ahiret, të qoftë hallall buka. Por, si shpërblim për këto shërbime, keni kërkuar një post. O Gazi Bali Bej, posti nuk jepet për shkak të nderit. Nëse ti na zë për të madhe këtë shërbim dhe këtë mirësi, ne të kemi bërë tri mirësi para kësaj, dhe po i themi: E para: Të kemi quajtur “Emir – udhëheqës i besimtareve”;
E dyta: Si shpërblim i të arriturave, të kemi dërguar “Hil’at-i Fahire” (Një pallto që u vishej padishahëve si lloj shpërblimi për diçka);
E treta: Të kemi dhënë brigadën e plotë për të arritur fitime e çlirime sikurse ajo e Pejgamberit s.a.w.s.. Ne të kemi shpërblyer me këto tri gjëra dhe të kemi ngritur. Nuk ka begati më të madhe se këto. E tani ti, do të falënderosh këto të mira dhe falënderimin e çon në vend.
Dhe, ta dinë mire këtë gjë: Zotëria i ngjan një peshoje me dy shkallë. Njëra prej tyre është Xheneti-parajsa, e tjetra është Xhehenemi-ferri. Shërbimi prej një ore me drejtësi në këtë bote kalimtare, është më i vlefshëm sesa ibadeti nafile prej 70 vjetësh. Na mundësoftë që Krijuesi ynë i Madhërishëm, të na ringjallë me të drejtët atë ditë. E të mos e nxirrni nga kujtesa atë ditë përfundimtare. Të jeni në një shqetësim se ashtu sikur zjarri i djeg drutë e thata, të mos i djegë edhe ajo ditë veprat tona. Nëse ne nënçmohemi dhe zhvlerësohemi në ditën e llogarisë për shkak të padrejtësive në ato vende ku fjala jonë dhe urdhri ynë ka ndikim për ministrinë e mbrojtjes dhe bejllëkun, do të kapemi për ty e ti atë ditë nuk do të shpëtosh aq lehtë nga dora ime. Jini shumë të kujdesshëm, mos u mburrni për arritjet tuaja dhe të mos thoni unë çlirova me shpatë një vend, me forcën time.
Shteti – vendi, është së pari dhe i përket Krijuesit Bujar, e më pastaj i është gostitur halifes – udhëheqësit të muslimanëve. Te gjitha punët t’i dini se janë nga Allahu.
Dhe kam dëgjuar që: Pasurinë dhe prenë e kështjellave që keni çliruar, e keni ndarë për bejtu’lmal (arkën shtetërore) dhe atë nuk ua keni ndarë ushtareve. Një të pestën e saj ndajeni për arkën shtetërore, kurse pjesën tjetër shpërndajuni ushtarëve islamë. Sepse ajo pre-pasuri lufte është e ushtarëve të Islamit. Të moshuarit nga ushtarët t’i konsiderosh si prindër, me të mëdhenjtë se ti konsideroji vëllezër dhe ata më të vegjël – si fëmijët e tu. Qëndro i denjë ndaj prindit dhe gostite atë, kujdesu për vëllezërit e tu dhe respektoji, ndërsa fëmijët ledhatoji e mëshiroji. Të mos u shkaktosh vështirësi ushtarëve të Islamit, të mos e mbash larg tyre pasurinë dhe begatinë që e ke në pronë, t’ua shpërndash atyre. E nëse nuk të mjafton pasuria për ushtarët dhe ke vështirësi, informoje anën tanë. Me ndihmën e Allahut të Lartësuar, unë nuk jam i ngratë të mos i dërgoj një mije-dy mijë qese pasuri.
Dhe të mos i obligosh klasën punëtore fshatare me ndonjë tarifë tatimesh, që nuk mundë ta përballojnë. Duhet të qëndrosh larg kësaj gjëje, në mënyrë që atëherë, kur kjo klasë jona të jetë e qetë në këtë drejtim dhe kur klasa punëtorë fshatare jomuslimane ta vërejë këtë, – të anojnë nga ne dhe të bëhen fqinjë tanë. Të hulumtosh dhe të shikosh në ato vende, kasaba, e qytete, nëse ka ndonjë të varfër musliman nga Ymeti Muhammed, dhe është i nevojshëm për sadaka-lëmoshë, t’u japësh (atyre) ushqime nga arka shtetërore. Ngase të varfrit janë robërit e pranuar të Allahut të Madhëruar, kurse depoja dhe arka shtetërore (bejtu’l-mal) është e drejtë e robërve të Allahut.
Dhe, nëse nga ajo zonë ka anëtarë me prejardhje nga fëmijët e Pejgamberit tonë të dashur, t’i caktosh nga një flori në ditë çdonjërit nga depoja dhe pasuria shtetërore, kështu që ata të mos i lini kurrsesi në vështirësi. Kryeavokatin dhe gjykatësin, njëherësh margaritari i begative dhe shprehjes Mevlana Mustafanë (Allahu ia shtoftë begatinë e tij), e kemi caktuar dhe dërguar si gjykatës tek ushtria jonë. Mos bën ndonjë kusur dhe mos shprehni ndonjë të metë në pritjen dhe përshëndetjen e tij të paskajshme, kur të arrijë atje. Veproni sipas hadithi sherifit, duke mos treguar paaftësi ndaj tij, sa kohë që thuhet: “Dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgambereve”. Mos gabo t’ia besosh gjendjen e mëhershme të dikujt, nëse dëshiron ta futësh në një shërbim. Ka plot nga njerëzit që duken se janë futur në rrugët e devotshmërisë dhe largimit nga dëshirat, kjo, ngaqë nuk u ka rënë në dorë ndonjë mundësi. Por, kur u krijohet ndonjë rast, ata tejkalojnë Faraonin dhe Nemrudin. Të tillët mos i merr në shërbim pa i parë përvojat e tyre në punë herë pas here. Atë merre në punë, nëse gjendja e tij më përpara është e njëjtë me gjendjen e mëvonshme.
Dhe ka prej disave që ditën e kalojnë me agjërim, kurse natën me namaz, por ata janë të tillë qe anojnë dhe e lakmojnë shumë dynjanë. Të ikni dhe largohuni shumë prej njerëzish të tillë. E as ti mos e lidh shpirtin për një gjë që është kalimtare. Kishe vendosur t’i lësh vakëf disa fshatra dhe vende. Betohem në Allahun e Lartësuar që, nëse do, lëri vakëf të gjitha vilajetet që ke çliruar, dhe kjo për mua është e pranuar. Dhe, nëse zbehin hatrin e fëmijëve dhe gjirit tënd familjar padishahët që vijnë pas meje, atëherë mallkimi i Allahut, melaikeve dhe i gjithë besimtareve i kaploftë ata. Por, edhe do të dëshmoj dhe do t’i akuzoj ata edhe në Ditën e mahsherit – ringjalljes.
Tani: O Gazi Bali Bej! Edhe ti je një kalorës, ke një shpatë të mprehur, të njeh dhe kupton mirë trimëritë dhe bashkëpunimit. Dhe kudo që të ecësh, ecja jote të jetë prej kalorësi, e shpata e mprehur, që dëshira dhe gjëja për të cilën anon, të jetë e hapur, që Allahu i Vërtetë të të ndihmojë në punët e dobishme të Fesë Islame, të jetë përkrahësi yt dhe mbrojtësi ynë në çdo hap. Amin, për hak te Sejjidu’l-murselinit – Zotërisë tonë Muhamed Mustafasë.

Përktheu nga gjuha turke: Mr. Zymer Ramadani
Burimi i tekstit: http://www.zaman.com.tr

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit