-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkenca dhe islami: Me faljen e të tjerëve përmirësohet shëndeti

Më të lexuarat

Allahu i Madhërishëm duke i përshkruar cilësitë e banorëve të xhenetit përmend se ato janë persona të cilët falin njerëzit tjerë dhe i kalojnë gabimet e tyre: “Nxitoni drejt faljes së gjunaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit, hapësira e të cilët është sa qiejt dhe Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 133-134.)

Shkenca bashkëkohore ka vërtetuar se cilësia e përmendur , falja e gabimeve,  sjell përfitime të mëdha shëndetësore.

Një hulumtim shkencor ka vërtetuar se me faljen e gabimeve, njerëzit mund të përmirësojnë shëndetin e tyre. Në fakt, shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se njerëzit që mbajnë urrejtje dhe kanë ankesa prej njerëzve nga ngjarjet e kaluara kanë tension të lartë të gjakut.

Ata 200 vullnetarë i kanë ndarë në dy grupe, ku njëri duhet të kujtojë momentet kur kanë qenë të lënduar, ndërsa grupi i dytë duhet të mendojë për faljen e atyre momenteve. Pas pesë minutave të mbajtur nën kujdes atyre u është thënë që përsëri të mendojnë për ngjarjet në çfarë do mënyre të duan ato. Të gjithë ishin të ekzaminuar nga monitorë të veçantë me çka ua matnin pulsin dhe tensionin.

Ekipi i shkencëtarëve që udhëhiqej nga Brittom Larsen vërtetuan se ata që i kujtonin ngjarjet e kaluara me zemërim dhe urrejtje kanë një tension të lartë të gjakut në krahasim me ata që mendonin për t’ua falë gabimet njerëzve.

Autorët deklaruan se rezultatet e studimit të tyre që treguan se falja e gabimeve të njerëzve mund të zvogëlojë reagimin e trupit në ngjarjet stresuese sa që mbron nga goditjet në zemër, janë publikuar në Journal of Bihevoiral Medicine.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit