0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

UNHCR: Europa në prag të krizës humanitare, shkak refugjatët

Më të lexuarat

Organizata e OKB-së për Mbrojtjen e Refugjatëve – UNHCR ka paralajmëruar se Europa është në prag të krizën humanitare në kohën kur numri i emigrantëve dhe refugjatëve që janë në Greqi ka arritur në 24 mijë.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 8500 emigrantë janë duke kaluar murin, në kufi me Maqedoninë, tha zëdhënësi i UNHCR Adrian Edwards në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Mbipopullimi çon në një mungesë të ushqimit, strehimit dhe kushtet e këqija sanitare. Tensionet dhe dhuna  rriten, ndërsa trafikantët favorizohen” tha ai, transmeton Klan Kosova.

Edwards kujtoi se qeveritë europiane nuk bashkëpunojnë pavarësisht marrëveshjeve të arritura në shumë fusha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit