4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Siria midis mëshirës së Turqisë dhe planit të Europës

Më të lexuarat

Erdal Tanas KaragölNga Erdal Tanas Karagöl | Yeni Şafak

Problemi i refugjatëve sirianë që filloi me ardhjen e refugjatëve sirianë në Turqi në 201, nuk është më një probleme vetëm i Turqisë, por është bërë problemi humanitar më i nxehtë në botë.

Sipas raportit të UNHCR-së të muajit nëntor, numri i refugjatëve që janë strehuar në Turqi ka arritur në 2,287,360. Megjithatë, ky është vetëm numri i refugjatëve të regjistruar. Pritet që me valën e fundit të refugjatëve ky numër të arrijë në 3.5 milionë.

Krahasuar me vendet e tjera, duket qartë që Turqia ka mbajtur një përgjegjësi të madhe materiale dhe shpirtërore në çështjen e refugjatëve sirianë. Turqia ka pritur më shumë se gjysmën e refugjatëve sirianë që i kalon 4 milionë.

Me hapjen e dyerve pa asnjë parakusht për refugjatët sirianë, Turqia vazhdon të ndjekë një politikë ndihme pa i dhënë rëndësi identitetit të njerëzve në nevojë apo vendit nga vijnë.

Përveç ushqimit dhe strehimit, refugjatëve u është dhënë mbështetje edhe në fushat e trajnimit, shëndetësisë dhe rekrutimit.

Një shembull i ndihmës sociale ndërkombëtare

Përballë asaj që po ndodh në Siri dhe heshtjes së organizatave humanitare ndërkombëtare, Turqia po zbaton një “politikë ndihme ndërkombëtare”, e cila mund të shërbejë si shembull për të gjitha vendet.

Pavarësisht se ka kaluar kohë që kur nuk ishim në gjende të paguanim borxhet tona, pa përmendur interesat dhe faktin se kishim nevojë për ndihmë, tani ne po zbatojmë një politikë ndihme sociale në nivel ndërkombëtare, e cila mund të shërbeje si mësim veçanërisht për vendet e zhvilluara dhe organizatat humanitare.

Shuma e shpenzuar për nevojat bazë të refugjatëve si trajnim, shëndetësi, strehim dhe ushqim ka arritur 8 miliardë dollarë në katër vite. Nga kjo shumë, vetëm 455 milionë dollarë janë nga fondi i ndihmës ndërkombëtare.

Shuma e shpenzuar për refugjatët nuk e dëmton buxhetin kombëtar, as nuk ndikon negativisht në treguesit ekonomikë për shkak të fuqisë së ekonomisë turke kundër një krize të jashtme, e cila mund të prekë Turqinë direkt.

Me fjalë të tjera, me “politikën e dyerve të hapura”, Turqia pranoi të gjithë sirianët që ikën nga lufta në Siri dhe kërkuan strehim në vendin tonë me të drejtën për të jetuar. Njëkohësisht, ajo po përpiqet t’i përmirësojë standardet e tyre të jetesës.

Për më tepër, po flasim për një vend ku rendi politik dhe shoqëror ka qenë i kërcënuar për një farë kohë nga rreziku gjeopolitik që u shfaq si pasojë e gjerave që po ndodhnin në Irakun dhe Sirinë fqinje.

BE-ja nuk mund t’i japë këshilla Turqisë sa kohë luan “tre majmunët”* në Siri

Vendet europiane, të cilat kanë luajtur “tre majmunët” përballë tragjedisë siriane për rreth pesë vite, tani kanë filluar të tregojnë “ndjeshmëri” ndaj dëshirës së refugjatëve sirianë për të ardhur në Europë. Kjo është dëshmi se politika dhe ekonomia globale  është e ndarë në bazë të disa tipareve specifike.

Dëshira e refugjatëve sirianë për të shkuar në vendet e tjera europiane duke kaluar detin Egje për në Greqi u hapi sytë vendeve europiane ndaj dhunës në Siri.

Është interesante se vendet europiane të cilat kanë heshtur për vite ndaj mizorive që ndodhnin në Siri – ndonëse kanë nevojë për Turqinë që të ndalë valën e refugjatëve nga Siria –nuk ia përtojnë t’i japin Turqisë këshilla pa u menduar dy herë.

Për me tepër e kanë bërë këtë duke nxjerrë 3 miliardë euro, të cilat do t’i jepen Turqisë si ndihmë për refugjatët sirianë. Turqia nuk ka nevojë as për 3 miliardë eurot e as për këshillat e vendeve të BE-së, të cilat kanë luajtur “tre majmunët” me çështjen e ndihmave humanitare.

Por, BE-ja, e lodhur tashmë me krizën greke, është e detyruar të bashkëpunojë me Turqinë që ta ndihmojë të përballet me problemin e refugjatëve sirianë që do të vijnë nga Greqia.

Ata që akoma kanë perceptimin se “Turqia është një vend me borxhe”, duhet ta kuptojnë se 3 miliardë eurot që i janë premtuar Turqisë nuk janë një favor për të, por për veten e tyre.

Sa kohë që kriza siriane vazhdon, shtrirja e krizën në Europë është e pashmangshme.

Mbetet enigmë nëse vendet europiane do të jenë në gjendje ta menaxhojnë këtë krizë me sukses si Turqia.

*Sipas interpretimit perëndimor, tre majmunët zakonisht i referohen mungesës së përgjegjësisë morale nga ana e njerëzve që refuzojnë t’i pranojnë veprimet e pahijshme duke e kthyer kokën nga ana tjetër, ose duke u shtirur si të paditur.

Observer.al 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit