-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Serbët bllokojnë magjistralen e Ibrit, në afërsi të Jarinjës

Më të lexuarat

Dy grupe serbësh që në orët e pasdites kanë bllokuar magjistralen e Ibrit, e cila të shpie për në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinje. Këto grupe janë vendosur në afërsi të kryqit të vendosur në rrugë në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, si dhe në afërsi të pikëkalimit kufitar G1 në Jarinjë, kanë thënë dy burime, një ndërkombëtar e një vendorë për gazetën Koha Ditore.

Sipas këtyre burimeve, qëllimi i kësaj bllokade është të tregohet se serbët janë duke protestuar kundër intervenimit të Policisë së Kosovës një vit më parë. Në Zveçan, në orën 18:00, sipas burimit, është aktivizuar edhe alarmi, duke bërë që të mblidhen shumë njerëz për të protestuar.

Në anën tjetër, në Jarinjë që nga pasditja grupe serbësh nuk kanë lejuar as të hyjnë e as të dalin kamionë për dhe nga Kosova. Grupe serbësh këtë bllokim të rrugës e kanë bërë me qëllim që gjoja që të protestojnë kundër integrimit të kësaj pjesë në institucionet e Kosovës dhe intervenimit të PK-së para një viti. Burimet kanë specifikuar se bllokimi i kufirit ka për qëllim që pikëkalimi kufitar në Jarinjë, që është bërë tani realitet, ta qesë jashtë lojës, duke e shpallur si pikëkalim kufitare të vdekur dhe shoferët e kamionëve të shfrytëzojnë vetëm rrugët alternative.

Momentalisht, të gjithë kamionët që hyjnë dhe dalin nga Kosova shfrytëzojnë rrugën alternative nga Leshaku për në pesë fshatrat shqiptare të Leposaviqit, në fshatin kufitar Tresav, duke kaluar në territorin e Serbisë. Rruga Leshak-Tresavë për momentin është duke u kontrolluar nga e ashtuquajtura Mbrojtja Civile serbe si dhe nga pjesëtarë të MUP-it të Serbisë të vendosur në Kosovë.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit