Një postim për paqe dhe kundër vendosjes së kryqeve dhe simboleve të tjera, i ka kushtuar me fyerje dhe akuza peshkopit maqedonas Pimen, informon INA.
Siç kemi informuar më parë, ai tha se “në Maqedoni shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”.
Ja se çfarë është porosia e tij në rrjetin social facebook:
“Derisa në botë, monumentet përkujtimore vendosen si simbole për t’i dhënë fund gjakderdhjeve, tek ne shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”, ka shkruar peshkopi Pimen, duke dënuar tentimet për të acaruar ndjenjat fetare dhe për të nxitur urrejtje midis qytetarëve.
Por menjëherë ai është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra në rrjetet sociale, duke e konsideruar si tradhtar, se nuk respekton kryqin dhe akuza të tjera.
Peshkopi Pimen përmes një porosie ka pyetur se: Kush më shumë e do kryqin? Ata që pështyjnë, apo ai që pranon fyerje?