-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mos e hidhni lëkurën e mollës, ja përdorimet alternative

Më të lexuarat

Shëndeti – Gjithmonë jemi mësuar që mollët t’i hamë duke i hequr lëkurën, për çështje higjiene, duke injoruar faktin se ajo mund të përdoret për diçka tjetër! Ekologjikisht, ato mund të të hyjnë shumë në punë, por gjithashtu t’u japin shije gatimeve tuaja. Këto janë përdorimet “alternativë” të lëkurës së mollës
Mollët janë një ndër frutat më të mira për shëndetin, por në pjesën më të madhe të rasteve ne i konsumojmë ato pa lëkurë, më shumë për çështje higjienike. Jemi mësuar gjithmonë ta hedhim “mbulesën” e tyre pa menduar asnjëherë për faktin se ajo mund të përdoret për diçka tjetër në shtëpi dhe veçanërisht në kuzhinë, në mënyrë efikase dhe ekologjike. Më poshtë do të njiheni me përdorimet “alternative” të lëkurës së mollës.

Pleh kopshti
Kushdo që ka një kopsht të vogël ose një improvizim të tij në tarracë, lëkurat e mollëve mund t’i riciklojë në mënyrë shumë efikase. Mjafton t’i përzieni me mbetje të tjera organike për të përfituar një lloj “plehu shtëpiak” për ta përhapur mbi tokë. Në pak kohë, farat e bimëve ose të luleve të ndryshme do të fillojnë të lulëzojnë.

Parfum për dollapët
Lëkura e mollës gjithashtu mund të thahet dhe të përdoret si aromatizues për dollapët. Ajo duhet të copëtohet në pjesë të vogla dhe sapo të forcohen, futini në një kuti kartoni. Raftet dhe tërë dollapët do të marrin aromën e tyre të mirë tipike. Kjo në fakt është një mënyrë origjinale aromatizuese e vjetër, ku shpikëse kanë qenë gjyshet tona.

Ekstrakt dhe çaje
Ata që i dashurojnë ekstraktet dhe çajet mund t’i realizojnë edhe në shtëpi me produkte 100% natyrale. Për shembull, lëkura e mollës nëse përzihet me ujë të nxehtë, i jep “jetë” një çaji të mrekullueshëm për nga shija.

Pastruese enësh
Lëkurat e mollës përmbajnë acide të cilat janë të afta për të larguar njollat e vështira nga enë të ndryshme. Sekreti është që mbulesën e frutës ta zieni për 30 minuta në ujë dhe më pas me të të lani sipërfaqet e papastra: në fund të “operacionit” gjithçka do të shkëlqejë.

Ëmbëlsira të bëra në shtëpi
Lëkurat e mollës mund të hahen edhe duke u shtuar në ëmbëlsira të ndryshme apo duke krijuar me to një të tillë. Ato duhen prerë, të futen në një enë me sheqer dhe ujë dhe të lihen në zjarr për disa minuta. Pasi t’i kulloni, rezultati do të jetë i pabesueshëm. Pjesën e trashë të zierë të mollëve mund ta shtoni kur bëni kek, ndërsa lëngun futeni në frigorifer për ta përdorur si një pije bio.

Xhelatinë me mollë
Nga një mollë nuk mund të hidhet asgjë, madje as farat. Sekreti? Ju mund të realizoni xhelatinë ose pelte molle. Për ta përgatitur, është e nevojshme që farat t’i mbuloni me lëng limoni, përpara se të zieni gjithçka për një gjysmë ore. Në këtë pikë, është e nevojshme ta filtroni përzierjen me një kullesë për të paktën 5 orë dhe më pas shtojini një bustinë xhelatinoze. Përzierjen duhet ta gatuani edhe për gjysmë ore tjetër para se ta fusni në vazo të sterilizuara. Natyrisht, përpara se ta konsumoni, është e nevojshme ta ftohni në frigorifer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit