3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

18 vjet nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit

Më të lexuarat

Fillimi i luftës në Kosovë shënon sot 18 vjetorin. Çdo gjë nisi në fshatrat Likoshan e Qirez të Drenicës, ku edhe u shënuan sulmet e para të ushtrisë serbe.

28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serb. Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë.

800.000 mijë shqiptarë u dëbuan, 15.000 u vranë, 2.400 prej tyre pjesëtarë të UÇK-së, e pjesa tjetër civilë.

Nga kjo luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë dhe u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë.

Një ndër masakrat që tronditi botën e civilizuar dhe tmerroi botën ishte maskara në familjen Ahmeti.

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare dhe sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vend-banime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

Kjo luftë që filloi nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbe dhe Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit