Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja mbërrin të enjten paradite në Kosovë ndërsa raporti mjekoligjor i kryer nga autoritetet franceze thekson se vdekja e tij është natyrale.
Sipas autoriteve franceze ndaj poetit nuk është ushtruar dhunë dhe supozohet se akademiku Podrimja nuk ka bërë vetëvrasje, por duke humbur orientimin në pyll, ka vdekur si pasojë e dehidratimit.
Sipas mediave kosovare raporti i autopsisë nuk pritet të mbërrijë në Kosovë para dy javësh, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.
Ndërkohë, trupi i pajetë i poetit pritet që të varroset në vendlindjen që e deshi aq shumë, e për të cilën shkroi aq shumë poezi.
Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja u gjet disa ditë më parë në një pyll në anën perëndimore të qytetit Lodeve në Francë ku ndodhej në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”. (INA/kohaislame