16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

NETANJAHU: NDREQJA E MARRËDHËNIEVE ME TURQINË, E DOMOSDOSHME

Më të lexuarat

Në bashkëbisedimin që pati në Tel-Aviv me gazetarët turq Netanjahu u shpreh se janë në kërkim të një formule të çuditshme për ti rikthyer marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në gjendjen e mëparshme.

Netanjahu tha se rregullimi i marrëdhënieve është akoma edhe më i rëndësishëm po të kemi parasysh situatën në të cilën ndodhet sot rajoni.

Këto deklarata të Benjamin Netanjahut sollën me vete edhe komentet se vendi i tij është në kërkim të një formule të çuditshme për të rregulluar marrëdhëniet e prishura me Turqinë, por Izraeli megjithëse pohon se është për ndreqjen e marrëdhënieve, nuk ka shfaqur ende ndonjë qasje në cilësinë e përgjigjes ndaj çështjeve të ndjeshme për Turqinë.

Qeveria izraelite jo vetëm nuk pranon të kërkojë të falur për 9 turqit e vrarë në anijen “Mavi Marmara”, por duket i vendosur të vazhdojë bllokadën kundër Gazës.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit