Ky dezertim është i treti me radhë prej diplomatëve te lartë dhe vjen në kohën e luftimeve të ashpra për kontrollin e qytetit sirian Aleppo.
E ngarkuara me punë në Qipro Lamia el Hariri ka dezertuar duke u bëre e dyta nga zyrtarët e lartë që dezertojnë në këtë muaj dhe e treta në përgjithësi, raporton El Xhezire.
Kjo do të jetë edhe një goditje e rëndë ndaj qeverisë siriane e cila po vazhdon betejat e fundit për ekzistencën e vet.
Në një intervistë për El Xhezire Besem Imadi ambasador i sirisë në Suedi tani më dezertor thotë se dezertimi i saj është i rëndësishëm pasi ajo është mbesa e zv presidentit të Sirisë Faruk el Sharaa./mszh/kohaislame