Opozitarët sirianë njoftuan fillimin e luftës për çlirimin e Halepit, qyteti i dytë i Sirisë, ku një front i ri u hap të premten dhe u angazhua për të mbrojtur minoritetet, veçanërisht të krishterët dhe alaouitët.
Në një video koloneli Abdel Jabbar al-Okaidi, komandant i këshillit ushtarak të Ushtrisë siriane të Lirë (ASL) për provincën e Halepit shpalli fillimin e operacionit që parashikon çlirimin e Halepit nga duart me gjak të regjimit të Assad.
Ai siguroi se ASL do të angazhohej për mbrojtjen e civilëve, veçanërisht minoriteteve./trt/kohaislame