1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hfz. Sulejman ef. Shehapi, patriot i shquar dhe alim i madh i Tetovës

Më të lexuarat

Është njëri nga nxënësit e Hfz. Xhemil ef. Jusufit (i Xhemil efendisë së Tetovës). Hfz. Sulejmani u lind më 1892 në Tetovë.

Ka kryer studimet në Stamboll. Në vitin 1921 emërohet imam në xhaminë e Qarshisë Epërme në Tetovë. Ka qenë myfti në Tetovë nga viti 1940 deri më 1942. Ka ushtruar edhe detyrën e Gjykatësit në Gjykatën e Tetovës, post në të cilin qëndroi 4 vjet. Në vitet 1939-45 udhëhiqte medresenë e Qarshisë së Epërme.

Kishte përqafuar platformën politike për Shqipëri etnike dhe bashkëpunoi me antikomunistët, si Mustafë Krujën e prijës të tjerë.

Pas përfundimit të LDB, me ngadhënjimin e komunizmit e lëshoi Tetovën dhe u strehua në Prizren, deri në vitin 1948 kur arrestohet dhe deportohet në burgun e Sarajevës. Nga Sarajeva e transferojnë në Gjyqin Hetues në Shkup. Këtu sëmuret dhe së shpejti ndërroi jetë. Xhenazja e tij nuk iu dorëzua familjes, ashtu që varri i tij mbetet i fshehtë edhe sot e kësaj dite.[1]

(Burimi: Feti Mehdiu, Hafizët tanë gjatë historisë shekulli XVIII–2010 – Leksikon, Prishrinë.)

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit