0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Al-Hawarizmi, shkencëtari dhe matematikani i madh musliman

Më të lexuarat

Përderisa disa nxënës mund të kenë probleme me të kuptuarit e kësaj lënde, zbulimi i saj mund të thuhet se ishte kontributi më i madh i viteve të arta islame në botën moderne.

Ishte zhvilluar nga matematikani dhe shkencëtari i njohur, Muhammad in Musa al-Khawarizmi, i cili jetoj nga 780 deri 850 në Persi dhe Irak.

Në një libër monumental, Al-Kitāb al-mukhtaṣar fī ḥisāb al-jabr ëa-l-muqābala (Përmbledhje llogaritjesh nga plotësimet dhe balancimet), ai vendosi principet bazë të ekuacioneve algjebrike.

Sipas hulumtimeve, emri i librit mban në vete fjalën “al-jabr”, që domethënë “përfundim”, nga e cila vjen fjala latine algjebra, transmeton Telegrafi.

Në libër, al-Khawarizmi sqaron si të përdorën ekuacionet algjebrike me variabla të panjohura për të zgjidhur problemet e botës reale si kalkulimi i zeqatit dhe ndarja e trashëgimisë.

Një aspekt unik për zhvillimin e algjebrës ishte dëshira për të kalkuluar llogaritë e dala nga ligji islamik pa përdorur kalkulator dhe kompjuter.

Librat e Al-Khawarizimi ishin të përkthyera në latinisht në shekullin 11 dhe 12, ku ai ishte i njohur si Algoritmi (fjala alogrithm ishte bazuar në emrin e tij dhe punët e tij matematikore).

Pa punën e tij në zhvillimin e algjebrës, aplikacionet moderne të algjebrës dhe matematikës, si inxhinieringu, nuk do të ishin të mundshme.

Punimet e tija shkencore u përdorën si libra matematike në universitetet evropiane edhe qindra vite pas vdekjes së tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit