0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ndikimi i Kur’anit fisnik tek dëgjuesit

Më të lexuarat

Kur’ani ka qenë, është dhe do të mbetet mu’xhize (mrekulli) ashtu siç ka caktuar All-llahu i Madhëruar. Në çdo kohë zbulohen mirësi dhe thesare të shumta të cilat dëshmojnë mbinatyrshmërinë e tij. Ai gjithmonë na ofron risi (freski) dhe assesi koha nuk mund ta kapërcej. Është vepër mbinatyrore e All-llahut të ciln asnjehrë askush nuk mund ta njoh plotësisht. All-llahu subhanu we te’ala, ka caktuar ruajtjen e tij (memorizimin) ashtu siç ka përcaktuar gjokset të cilat do ta bartin dhe do ta ruajnë. Ndërsa njerëzit u obliguan se do ta mësojnë dhe do ta konsiderojnë të shenjtë, do të zhyten në thellësitë e tij ashtu që të mund të nxjerrin margaritarët deri te të cilët mund të vijnë.

Dëshmi është Fjala e All-llahut të Madhëruar: “Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete… (kaptina Fussilet, 53), Dhe fjalët e Tij, i Lartësuar qoftë: “…në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit…” (kaptina En Nahl, 69).

Këtu do të potencojmë disa hulumtime të cilat i kreu doktor Ahmed El Kadi në qytetin Panama Siti në Floridë, që të sqaroj (vërtetoj) ndikimin e Kur’ani Kerimit në disa pjesë të trupit të njeriut dhe që të njihet fuqia shëruese e Kur’anit Famëlartë, ndaj a është ai ndikim trupor, shpirtëror apo edhe trupor edhe shpirtëror.

Në tentimin gjatë përgjigjjes së kësaj pyetje, filloi t’ua mësoj disa ajete Kur’anore muslimanëve dhe muslimaneve si dhe personave të shurdhër. Ndër ta kishte nga ata të cilët e njihnin gjuhën arabe dhe ata të cilët nuk e njihnin. Gjithashtu tentoi me lexiin e disa teksteve në gjuhën arabe, të cilat nuk ishin nga Kur’ani, mirëpo kishin artikulim dhe melodi të ngjashme.

Me qëllim të njohjes së ndikimit të Kur’anit Famëlartë te këta persona përdori kompjutorin e programuar apostafat për këto hulumtime. Mandej lidhi këto aparate në trupat e personave të cilit iu nënshtruan hulumtimeve.

Mandej është bërë matja e pulseve, tensionit, shkallës së djersitjes, temperaturës së lëkurës (trupit) dhe shkallën e lidhëshmërisë me muskujt e tyre. Me qëllim evitimi të joprecizitetit te rezultatet, ashtu që qetësinë të mos e përshkruaj gabimisht, personat që iu nënshtruan testimeve nuk kanë qenë në dijeni se atë që do ta dëgjojnë është Kur’an dhe që zëri që dëgjohet të jetë i bukur, dhe planifikoi që gjithnjë i njëjti zë të përdoret ashtu që ata që testohen të mos e dijnë se a është tekst kur’anor apo jo.

Fillimisht bëri matje dhe shënonte ndryshimet te ta pa dëgjim të diçkaje. Mandej i krahasoi me ndryshimet pasi u lëshoi ajete kur’anore dhe tekste të ndryshme në gjuhën arabe me tingëllim të ngjashëm sikur Kur’ani. Te të gjitha grupet e testuara, testimet fillestare dëshmuan ndikim qetësimi te 97% gjatë dëgjimit të Kur’anit.

Hulumtuesi në vazhdim u mundua të mësoj çfarë është ndikimi i vetë ajeteve kur’anore dhe ndikimi fiziologjik, pa marrë parasysh a kanë qenë ato të kuptueshme për dëgjuesit. Për këtë qëllim, zgjodhi 210 kandidatë, 1/5 e vullnetarëve përbënin njerëz të cilët nuk dogjojnë, dhe u lexonte kur’an dhe tekste arabe të cilat nuk janë nga Kur’ani ndërsa tingëllojnë si tekste kur’anore. Mandej i testoi pa mos lëshuar asgjë që të shoh ndikimin e qëndimit të qetë – që të mësoj mos ndoshta ai ishte shkaku i disponimit (të mos jenë të tensionuar)?!

Rezultatet treguan se 60 % të kandidatëve të cilët kanë dëgjuar Kur’an me veshët mbyllur nuk ka pasur ndikim, ndërsa grupa e cila ka ndejtur dhe nuk u është lëshuar asgjë, nuk ka pasur asnjë reagim, që nga vetvetiu na vë në dije se fjalët kur’anore, pa marrë parasysh i kuptojmë ne ata ose jo, kanë ndikim fiziologjik, si qetësues të trupit të tensionuar të njeriut.

Kjo gjithashtu tregon hulumtimin objektiv rreth ndikimit qetësues të ajeteve kur’anore. Kjo vërteton fjalët e të Madhërishmit: “Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete…” (kaptina Fussilat, 53), Dhe fjalët e të Lartëmadhërishmit: “…Po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë?” (Edh Dharijat, 21)

Në të vërtetë rezultatet e këtij hulumtmi përputhen me ato të cilat i Vërteti i ka thënë në Librin e shpallur para 14 shekujve: “Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrënqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.” (Ez Zumer, 23)

Në këtë ajet vërejmë se leximi i Kur’anit ndikon në lëkurën e njeriut, që e vërtetoj hulumtimi i përmendur. All-llahu i Madhërishëm në ajtetet (e veta) të urta flet rreth disa vlerave dhe ndikimit të Kur’anit Fisnik:

“Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët… (El-Isra, 82), “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit..” (El Kadr: 1-5)

“Sikur ta kishim shpallur Kuranin në një gjuhë tjetër, ata do të thoshin: “Ah, sikur vargjet e tij të ishin të kuptueshme! Vallë, pse të jetë në një gjuhë të huaj, ndërkohë që ai është arab?!” Thuaj: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”…” (Fussilet, 44),

“Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë që në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë.” (El Ankebut, 51)

“…Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas

vargu.” (El Furkan, 32)

Ekzistojnë edhe një sërë ajete kur’anore të cilat dëshmojnë se Kur’ani ndikon qetësueshëm në shpirtin, zemrën dhe sistemin nervor. Mirëpo do të mjaftohemi me kaq. Madje dhe në shumë hadithe të të Dërguarit të All-llahut kemi dëshmi (udhëzim) në ndikimin e mirë të Kur’anit. Muslimi në Sahihun e tij përmend nga i Dërguari s.av.s., se ka thënë: “Nuk do të takohen njerëzit në ndonjë shëpi të All-llahut të lexojnë Kur’an ndërmjet veti, e të mos jetë derdhur siguria, qetësia dhe mëshira e All-llahut, dhe t’i rrethojnë engjujt, e All-llahu subhanehu ve te’ala, do t’i përmend ndërmjet atyre të cilët janë te Ai.”

A ka më bukur nga mbinatyrshmëria e Kur’anit?! A ka diçka më të mirë se ajetet e qarta? A ka dëshmi të fuqisë së All-llahut të Madhëruar i cili mbetet mrekulli (mu’xhize)?!

Mrekullia e All-llahut subhanehu ve te’ala për shekuj me rradhë. “Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, për t’ua vënë veshin.” (Ez Zumer, 27),

“Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt!” (Sad, 88)

Burimi: “Preporod”, numri 9/754 (01.05.2003)

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit