-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Të falësh do të thotë të jetosh

Më të lexuarat

Të falësh nuk është për njerëzit e dobët. Falja e atyre që kanë gabuar ndaj jush është shenjë e vetëbesimit dhe fuqisë shpirtërore. Kur falni, zemra juaj shërohet, ndërsa ju përparoni. Sytë tuaj shkëlqejnë kështu që mund të shihni rrugën para jush. Hidhërimi është sëmundje shpirtërore, mirëpo kur falni atëherë filloni të jetoni.

Nuk është e lehtë. Kur jetoja në Fort Worth kishte një person që sillej shumë keq ndaj meje. Për mua ishte shumë e vështirë ta paramendoj fytyrën e tij në kokën time dhe t’i them – të kam falur. Mirëpo kur e fala fillova të ndjej lehtësim në gjoksin tim, sytë mu mbushën me lot ndërsa buzëqeshja rrezatoi fytyrën time. Subhanallah.

Nuk është me rëndësi nëse personi tjetër e meriton faljen. Falja është dhurata që ia jepni vetes. Nëse dikush u ofendon, mos u merni me atë se a do t’ju kërkoj falje apo do t’ju kuptoj. Rrallë do merrni ndonjë sqarim që ka kuptim. Në fakt nëse doni të vazhdoni më tej, mënyra më e mirë është të falni.

Hidhërimi dhe pakënaqësia është zinxhirë që ju lidh me personin tjetër, mirëpo falja e këput atë zinxhirë, kështu që mund ta largoni bashkë me hidhërimin.

Oscar Wilde ka thënë: “Gjithmonë falni armiqtë tuaj, nuk ka gjë që i nervozon më shumë se kjo.”

Në mendimin e lashtë kinez, falja ka qenë sikur një luginë e gjerë dhe e thellë. Kjo për shkak se falja hap mendjen tuaj dhe liron mendimet të rrjedhin lirshëm, ndërsa hidhërimi apo zemërimi ngushton mendjen dhe ju verbon.

Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve” . (El-A’raf, 199).

Më fjalë të tjera, gjithmonë falni por mos hiqni dorë nga parimet tuaja (hiqu të injorantëve). Nëse i falni injorantët dhe ata vazhdojnë në rrugën e tyre, atëherë largohuni prej tyre dhe vazhdoni rrugën tuaj. largoheni nga personat negativ, kërkoni një shoqri që ju përpkrahin dhe që janë miqsorë. Mos u bëni njerëz që preken shumë. Kur ta vendosni kokën në jastëk, fleni në rehati dhe zgjoheni të qetë.

Leksionet më të mira mund t’i marim nga fëmijët. Unë shpesh gaboj ndaj vajzës time, mirëpo dashuria e saj rrjedh si një lum malorë. Askush nuk fal me mëshirë sikur fëmijët, ndërsa vetëm Allahu fal plotësisht.

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit