Rabati ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të këshilltarit ligjor të qeverisë izraelite, i cili e ka konsideruar xhaminë Aksa si një territor i pandarë nga territoret e tjera izraelite.
Meqë Maroku kryeson komisionin e Kudsit (Jeruzalemit) në Organizatën Islame për Bashkëpunim, ka nxjerrë dhe një deklaratë në të cilën e dënon deklaratën e zyrtarit izraelit, duke e konsideruar atë si të papranueshme dhe agresion ndaj xhamisë Aksa.
Sipas ministrisë së jashtme marokene, xhamia Aksa është nga vendet e shenjta për të gjithë myslimanët anembanë botës. Vetë OKB ka nxjerrë disa rezoluta sipas të cilave ndalohet rreptësishtë ndryshimi i statusit të tokës së shenjtë e në veçanti të xhamisë Aksa.
Rabati i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të marrë përgjegjësitë e saj, duke dalë në mbrojtje të vendeve të shenjta islame dhe të krishtera, të cilat po dhunohen nga autoritetet izraelite. Ai ka kërkuar që kësaj toke, ti ruhet statusi dhe identiteti i saj historik, si tokë e bashkëjetesës mes feve qiellore. /ardhmeriaonline/kohaislame