3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sarandë: Shkoi të ndihmonte fqinjin, grabitësi e vret me një plumb

Më të lexuarat

Një 44-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, pasi u qëllua nga hajduti që po vidhte lokalin e fqinjit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Sarandës rreth orës 03.00 të mëngjesit të së shtunës.
Pronari i një lokali, Arqile Boçi i cili ka shtëpinë ngjitur me biznesin, kishte ndjerë zhurmat në lokalin e tij dhe kishte njoftuar bashkëfshatarin Pajtim Shehu për ndihmë.
Gjatë këtij momenti, personi i paidentifikuar ka qenë duke u larguar nga lokali nga ku kishte marre rreth 10,000 lekë të rinj (monedha) dhe në anën e pasme të lokalit ka qëlluar me armë zjarri 44-vjeçarin Shehu, i cili ka mbetur i vdekur.
Sipas disa raportimeve, viktima kishte marrë një plumb në kokë.
Autori i ngjarjes është larguar menjëhere pas kryerjes së krimit.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tij, ndërsa janë shoqëruar 19 persona si të dyshuar kryesor në atë zonë.
Policia e Vlorës informon se gjithë strukturat e policisë, specialiste kriminalistikë dhe të krimeve të rënda, janë duke punuar për dokumentimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit