1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Panik në fluturimin Tiranë-Athinë, hapet dera e aeroplanit në ajër

Më të lexuarat

Udhëtarët shqiptarë që ishin nisur me aeroplan nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Athinës kanë përjetuar një tmerr të vërtetë.Pak minuta pasi aeroplanii ishte ngritur nga toka, dera e tij ka shfaqur probleme duke u hapur në ajër.

Një qytetare që ishte e pranishme në bord mësohet të ketë thënë: “U nisëm nga Rinasi me linjën ‘Olympic’ dhe pas 15 minutash kur ishim ngritur nga toka na lajmëruan se do të ktheheshim pas. Kishte probleme me derën, na thanë se është hapur gjatë kohës që ishim në ajër. Sigurisht që u trembëm”, transmeton Shekulli.

Aeroplani ka bërë një ulje të detyruar në Aeroportin e Rinasit, ndërkohë që asnjëri prej pasagjerëve nuk është kontaktuar nga kompania. Fatmirësisht askush prej pasagjerëve në bord nuk ka shfaqur probleme pas incidentit në fjalë. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit