0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Heshtja është fitore

Më të lexuarat

Heshtja është fitore!

Motra ime e dashur, a të ka dëmtuar ndonjëherë ndonjë fjalë e rëndë që e ke dëgjuar nga fqinja yte… apo shoqja ose nga ndonjëra prej grave…, e ti je munduar që t’ia kthesh me fjalë më të rëndë dhe më të ashpër?

A nuk pajtohesh me mua se më së miri do të ishte të mos ia ktheje dot, por ta lije atë në pakujdes dhe harresë?

Do të më thuash: Mendon të hesht, apo!?… edhe pse kurse Ajo ishte e para që filloi!

A nuk është atëherë heshtja ime dobësi dhe paaftësi që t’ia kthej të njëjtën?

Të them me bindje të plotë: Beso se heshtja yte nuk është paaftësi,… por fuqi maksimale… dhe bindu se me të vërtetë ti je Ajo që ka fituar me heshtjen tënde…. Ja përse:

 

1. Cdo fjalë që e flet njeriu, për te do të llogaritet, dhe do të jetë në dobinë apo dëmin e tij. Për fjalën të cilën ti e dëgjove, zotëriu i saj do të përgjigjet, ngase Ajo do të jetë e regjistruar dhe se All-llahu [subhanehu ve teala] do ta pyet atë në Ditën e Kijametit, e ti në atë ditë do të kesh hak që të kërkosh praj saj, e për kompensim me fjalën e thënë ke mundësi të fitosh nga të mirat e saja, ose të këqiat tuaja t’i hudhen asaj.

Një njeri i tha Ebu Bekër Es-Siddikut [radijall-llahu anhu]: “Vall-llahi, do të fyej me një fjalë të cilën do ta kesh me vete në varr”.

Ebu Bekr Es-Siddiku [radijall-llahu anhu] u përgjigj: “Jo, Ajo do të jetë me ty e assesi me mua.

 

2. Po qe se fjala që të është thënë, është thënë në prezencën e shumë grave tjera, vërtetohet se ato të gjitha do të jenë me ty, duke e qortuar ate dhe duke u vënë në mbrojtjen tënde.

Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: “Butësia yte ndaj të marrit (mendjelehtit)… ty të shton ndihmësit”.


3. Heshtja yte dhe moskthyerja e fjalës, ndoshta do t’i turpëron ata që flasin fjalë dëmtuese, veqanarisht, kur fjalën e dëmtuar e pret me fjalë të mirë, si për shembull, kur thua: All-llahu [subhanehu ve teala] të faltë… etj.

Një njeri e kishte fyer Sha’biun e ky i kishte thënë: “Në qoftë se është e vërtetë Ajo që thua, All-llahu [subhanehu ve teala] më faltë, e nëse jo, atëherë All-llahu [subhanehu ve teala] ty të faltë”.

Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: “Kur të dëgjosh diç që të dëmton… ule kokën përderisa të kalojë pranë teje dhe të kalon”.

Jetë të mirë… në dynja. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit