3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Si e fitoi gjyqin për mjekër shqiptari në Zvicër

Më të lexuarat

Lëvizjet anti-islame kanë marr dhenë edhe në Evropë. Në vendin e njohur për harmoni dhe drejtësi, një zviceran kishte vendosur ta largojë një shqiptar nga puna pasi ai kishte vendosur të praktikonte fenë dhe të lëshonte mjekrën. Shefi i tij i kishte thënë ta hiqte mjekrën ose do e largonte nga puna. Abduselam Çallaku e tregon këtë histori interesante nëpërmes një postimi: “Pas disa bisedave me punëdhenesin tim për rruajtjen e mjekrrës edhe pse e dinte se nuk pranoj rruajtjen e saj, pasi qe ishin bërë mbi 17 vite qe mbajsha mjekerr dhe smundesha ta mendoj vehten pa te, më largoi nga puna menjëherë. 39 Muaj më vonë e fitova gjygjin në të gjitha seancat.
Fjala e fundit e tijë ishte: Nuk kam besuar se vendi im( Zvicrra) do të me denoj për këtë qeshtje.
Fjala ime e fundit ishte: Sikur të mos denonte shteti ytë për këtë qeshtje, do ta kisha dorzuar shtetësin Zvicërrane dhe do të kthehesha në Kosovë. Më mjaftojnë padtrejtësitë e Kosovës, nuk mund të ju përballoj edhe padrejtësive Zvicërrane.
Gjykatësi si për qudi qeshi me të madhe.”/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit