-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Bekim Saliu nga Lëvizja BESA: Komuna e Çairit, emblemë e krimit dhe korrupsionit!

Më të lexuarat

Dr. Bekim Saliu, udhëheqësi i degës së Lëvizjes BESA në komunën e Cairit dhe anëtar i Këshillit Qendror, në emisionin “Zona e Debatit” ka kritikuar ashpër vendimet Ministrisë së Arsimit lidhur me themelimin e ngushtëm të Universitetit “Nënë Tereza”.

“Nuk jemi për të themeluar universitete politike. Në parim, universiteti duhet të shërbejë për ngritjen e një shoqërie. Ne jemi përkrahës të cdo iniciative që bëhet me qëllime të mira, mirëpo kur cmimi i themelimit të një universiteti është dëmtimi i një universiteti tjetër apo një veprim i tillë ndërmirret për qëllime politike, atëherë ky është vazhdim i degradimit të sistemit arsimor. Një ministër i cili nuk ka kapacitet që të ndryshojë tre emra shkollash, më së paku mund të ketë aftësi të udhëheqë themelimin e një universiteti. Një universitet i tillë dyshojmë se do të mund të ishte vetëm një strofull për strehimin e kuadrove të tanishëm që nxitimthi kanë magjistruar dhe doktoruar dhe pas mbarimit të periudhës së qeverisjes së BDI-së, të kenë ku të sistemohen”, ka thënë Saliu.
Saliu është shprehur se përkrahja për Lëvizjen BESA është në vazhdimësi në rritje dhe se kjo Lëvizje është shpresa reale e një force të re politike në Maqedoni që do ka kapacitetet, guximin dhe vizionin që të bëjë ndryshimet e duhura për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

Kohë më parë, në një prononcim për portalin Almakos, Bekim Saliu ishte shfaqur i ashpër për dështimet e qeverisjes së BDI – së jo vetëm në nivel qendror, por edhe atë lokal, duke theksuar se Komuna e Çairit është shndërruar në një shembull konkret i degradimit të infastrukturës dhe emblemë e krimit dhe korrupsionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit