14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Imami Mustafa Efe, miku i maceve i cili fitoi admirimin e opinionit botëror

Më të lexuarat

Imami Mustafa Efe, i cili duke i hapur dyert e xhamisë Aziz Mahmud Hüdayi në qarkun Üsküdar të Stambollit për macet endacake tregon dhembshurinë dhe mëshirën e fejës Islame. Ai me këtë sjellje shembullore u vlerësua edhe nga xhemati si dhe nga ndjekësit e mediave sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Imami Mustafa Efe, pasi që fotografitë të xhiruara nga xhemati janë postuar në rrjetet sociale, u vendos në qendrën e vëmendjes të shumë njerëzve nga Turqia dhe bota dhe filloi të emërtohet si ”imami, miku i maceve”.

Ai ka hapur dyert e xhamisë për macet, edhe duke predikuar ka treguar dhembshuri ndaj tyre, ndërsa gjithë kjo ka tërhequr vëmendjen e shtypit europian. Madje fotografitë të postuara në rrjetet sociale, në disa titujt e gazetave u konsideruan si ”Fotografitë të cilët shkatërrojnë islamofobinë”.

Macet të cilët me lutjen e mëngjesit hyjnë në xhami, gjatë namazit enden përreth ose në një cep të xhamisë, madje të vegjëlit e tyre një nga një i lëvizin në minber, janë aprovuar edhe nga ana e xhematit. Disa qytetarë të cilët kanë vëzhguar mëshirën e treguar për macet në xhami kanë mundur fobinë ndaj maceve.

– ”Një mysliman, është i detyruar për të treguar mëshirë edhe ndaj një gjarpri”

Imami Mustafa Efe për gazetarin e AA-së tregoi se dashuria e tij e treguar ndaj maceve nuk është një send i kufizuar vetëm me ata dhe se çdo musliman duhet të sillet kështu.

Efe duke vënë në dukje se edhe në kulturat e mëparshme janë vërejtur shembuj me qendër dhembshurinë dhe mëshirën ka transmetuar mesazhin se këto shembuj i gjejmë në rastin kur njerëzit në cilësinë e sadakasë japin ushqim për pëllumbat që ndodhen në muret rrethuese të xhamive Yeni Cami në Eminönü, të Xhamisë Eyüp apo të xhamisë Fatih. Madje në lidhje me këtë mund të përmëndet edhe formimi i Vakëfit për Zogjtë Migrues i cili merr përsipër mjekimin e këtyre zogjve të cilët plagosen gjatë udhëtimeve nga një vend në tjetrin.

Efe ndër të tjera duke vënë në dukje se profeti Muhammed ka thënë se macja nuk është e papastër, është në një pozitë si ajo e njeriut, ka treguar se madje në një citim të tijin ai ka theksuar se “macja është si njeriu, nga teprica e ushqimit të maces mund të hahet dhe mund të pihet”.

Imami Mustafa Efe ka pohuar më tej: “Njëherë kur pejgamberi ishte duke marrë abdest vjen një mace për të pirë ujë, ku dhe profeti i ofron maces ujin që kishte në tasin e tij që do të merrte abdest. Pasi macja piu ujin profeti vazhdon të marrë abdestin me ujin e mbetur në tas. Ebu Hurejre një prej personave që ka transmetuar më shumë hadithe faktikisht është një person që është i njohur me një emër të ndryshëm. Një ditë pejgameri (A.S) vëren se një gjë po lëvizte në xhepin e tij dhe pasi e pyet ‘çfarë është kjo?‘ ai nxjerr nga xhepi i tij një mace të vogël, ndërsa më pas pejgamberi i thotë atij ‘babai i maceve të vogla‘ ku edhe personi më pas njihet me emrin Ebu Hurejre”.

Efe ka vënë në dukje se çdo musliman para se të fillojë një punë të mirë apo para se të lexojë Kur-an e nis me “Bismillahirramanirrahim” e cila ka kuptimin “mëshirues” dhe shpjegon më tej se: “Jemi robër të krijuesit tonë që na mëshiron, në të njëjtën kohë jemi një umet i një pejgamberi që i është dërguar botërave si mëshirë, pra ne që jemi një rob i Allahut dhe një umet i perjgamberit, është e pamundur që të mos tregojmë dhembshuri dhe mëshirë. Qendra e dhembshurisë dhe mëshirës nuk është vetëm mbi ato zogjtë apo kafshët që ne mbajmë nëpër shtëpitë tona dhe macet këtu. Një musliman është i detyruar të tregojë mëshirë edhe ndaj një gjarpri. Allahu këto kafshë na i ka vendosur në ngarkim ku dhe në lidhje me këtë janë citimet ‘O robi im, ti je një njeri që ke mendje dhe logjikë. Ndërsa këto janë gjallesa që veprojnë me instinktin e tyre dhe kanë nevojë për mëshirë dhe dhembshuri. Unë këto krijesa ti kam vendosur ty në ngarkim’. Në Islam ka mëshirë dhe dhembshuri edhe ndaj bimëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit