2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dialogu midis një profesori dhe studenti

Më të lexuarat

Njëherë një profesor e pyeti studentin e tij:

Si qëndron lidhja jote me Allahun ?

Studenti iu përgjigj me plotë guxim : Shumë mirë, elhamdulilah. Më mirë se « të tjerët ».

Profesori, i habitur, e pyeti : Më mirë se të tjerët, kush janë “të tjerët “? Më mirë se Ebu Bekri r.a. dhe se Omeri r.a.?

Studenti: Normal, jo më mirë se ata!

Profesori: Aha, ndoshta mendon se je më mirë se Abdullah ibn Abbasi dhe Abdullah ibn Mes’udi.

Studenti: Natyrisht që jo. Nuk e kisha qëllimin për sahabët (shokët e Pajegmaberit a.s.), profesor i nderuar.

Profesor: Tani e kuptova. Thua që je më mirë se Seid ibn Musejjbi dhe Seid Ibn Xhebejri!

Studenti, pasi tundi kokën disa herë, tha: Allahu ju ruajt, profesor i nderuar, nuk e kam qëllimin te ata. Unë jam largë prej tyre.

Profesori ngriti zërin: Më mirë se kush, pra, pashë Allahun? Më mirë se vizitorët e striptiz-bareve, kumarit dhe valltarëve… të prishurit dhe zinaqarët, pijanecët dhe fajdexhinjtë, hajnat, mashtruesit dhe përgojuesit; më mirë se pabesimtarët dhe mushrikët?

Profesori: O biri im, nëse dëshiron të shohësh gjendjen dhe lidhjen tënde me Allahut, merri si shembull as’habët e Pejgamberit a.s. dhe tabiinët, dhe krahaso gjendjen tënde me gjendjen e tyre që kishin me Allahun, ashtu që të mund ta shtosh inspirimin tënd dhe të afrohesh më pranë Allahun. Kurrë mos e krahaso veten me ata të prishurit të kohës tënde, sepse kështu vetëm se do të largohesh nga Allahu i Madhërishëm.

Përshtati nga arabishtja:
Zekerija Rushani

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit