2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryerja e çuditshme e një haxhi

Më të lexuarat

Një mjek kishte kursyer para për të shkuar në haxhxh, por…?

Pas përfundimit të obligimeve të haxhxhit, muslimanët nga e gjithë bota presin në portet e anijeve, aeroporteve, stacionet e autobusëve, në mënyrë që të largohen nga Meka dhe Medina. Largim i vështirë nga vendet e dashura dhe të shenjta.

Seidi kishte vendosur karrigen e tij me tri këmbë dhe u ul pranë një haxhiu tjetër. U përshëndetën dhe filluan të bisedojnë. Njeriu iu drejtua Seidit: “O haxhiu im Seid, unë punoj me pasuri të patundshme dhe largohem nga Meka për të dhjetën herë. Allahu më ka dhënë mundësi ta kryej haxhxhin dhjetë herë dhe me të vërtetë jam i lumtur për këtë mirësi të Allahut ndaj meje. Prandaj kërkoi nga Ai të na e pranoi haxhxhin.” Seidi buzëqeshi dhe luti Allahun për t’ua pranuar haxhxhin dhe të kthehen në shtëpi të pastër nga mëkatet.

Njeriu e pyeti Seidin: “Vëlla Seid, ju e kryeni haxhxhin për herë të parë?!”

Seidi buzëqeshi dhe tha: “Po, është hera e parë që e kryej, ndërsa e kreva në mënyrë të çuditshme.”

Njeriu u drejtua kah ai dhe i tha: “Do të dëshiroja ta ndash me mua, ndoshta do të mësoj diçka nga shembulli yt.”

Edhe unë në shpirt ndjeja nevojë që ta ndaj rastin tim me dikë, ndaj fillova të flas: “Shiko vëlla, unë me zanat jam mjek, dhe që kur kam kryer studimet, ëndërroi ta kryej haxhxhin; e pabesueshme, mirëpo gjithmonë del diçka.

Kam pritur dhe kursyer 30 vite. Mu afrua edhe koha e pensionimit… Vendosa që haxhxhin ta kryej pa marrë parasysh se ç’do të ndodh. Pas kohës së punës, u përgatita të shkojë në bankë ti ngrejë të hollat e kursyera dhe të paraqitem për shkuarje në haxhxh. Në dalje nga spitali e takova duke qarë një nënë e cila e kuronte djalin e saj tek ne, në spitalin privat meqë kushtet janë më të mira krahasuar me spitalet shtetërore. Kryesisht, ajo mu afrua mua dhe më përshëndeti me selam, duke thënë: “All-llahu ju shpërbleftë për çdo gjë Dr. Seid, ne do të largohemi nga spitali juaj, kjo është vizita jonë e fundit.” Kur ajo më tha që të largohet nga spitali, u befasova, mendova se kanë gjetur ndonjë spital më të mirë, por përsëri, përse ajo po qante?!

I thashë që të mos qaj, se gjithçka do të jetë në rregull, ndërsa ajo më ndërpreu duke qarë: “Vallahi Doktor, ju ishit si një baba për djalin tim, ju falënderoj për çdo gjë, por…” – përsëri filloi të qajë. I thash për të pritur dhe shkova te Sekretari i Përgjithshëm për të parë pse ajo largohej nga spitali jonë. Ai më tha se ai nuk ka të bëjë me mua e as me ndonjë spital tjetër, por burri i saj humbi punën, kështu që ata nuk janë në gjendje të paguajnë për trajtimin e tij. Shkova tek drejtori për të kërkuar nga ai për të lejuar vazhdimin e trajtimit, megjithatë shkurt më tha se ky është një spital privat dhe se ai duhet të ketë fitim për të mbijetuar.

Asgjë, u ktheva në zyrën e kontabilitetit dhe nga kolegu kërkova për të hequr paratë nga llogaria (të cilën unë kurseva për në haxhxh) dhe t’i transferoj në llogarinë e prindërve të këtij djali. Nga kursimet për haxhxh, parapagova edhe gjashtë muaj të trajtimit të tij. Mandej u ktheva tek nëna e cila akoma po qante dhe i thashë: “Mos u shqetësoni, çështja është zgjidhur, ekziston një fond i vogël në spital për raste të vështira, kështu që e mbuluam pagesën tuaj”. Nuk munda ti them se unë e pagova, sepse kisha frikë se do të më refuzonte.

U ktheva në shtëpi ngapak i mërzitur, jo sepse dhurova paratë që kisha kursyer për haxhxhin, por thjesht nga shkaku që më iku edhe një rast për të kryer haxhxhin. Shkova të flejë meqë isha mjaftë i lodhur. Ndërsa gjumin tim e ndërpreu një ëndërr e çuditshme. Ëndërrova kinse kryej Tavafin rreth Qabes, ndërsa njerëzit më afrohen dhe më përgëzojnë për haxhxhin e kryer. Më thonin: “Bën dua për ne o haxhi Seid, kryeje haxhxhin në qiell, para se ta kryesh në tokë, bën dua për ne!”

U zgjova dhe kisha një ndjenjë të çuditshme në gjoks, unë isha jashtëzakonisht i lumtur për këtë ëndërr dhe i thashë vetes: “E mos Seid, ndoshta një ditë të thirrin Haxhi.”

Atë mëngjes, ndërsa isha duke u përgatitur për në punë, më cingëroi telefoni. U përgjigja dhe doli të ishte drejtori im. Ai ishte paksa i shqetësuar, dhe menjëherë pas përshëndetjes kaloi në bisedë konkrete: “I respektuar Seid, më shpëto!” Njëri nga biznesmenët më të mëdhenj dëshiron të shkoj në haxhxh, por nuk do të shkoj pa mjek personal. Meqë gruaja e biznesmenit ishte shtatzënë, ashtu që mjeku i tyre i shtëpisë nuk mund ta shoqëronte, ndaj më thuaj a do të kishe pranuar të shkosh në haxhxh, të lutem?” Desha ti them diçka, mirëpo ai sërish më ndërpreu: “Harrova të të them që ky njeri është pronari i gjysmës së klinikës sonë kështu që mund të prishim partneritetin nëse nuk ia përmbushim kërkesën. Kur ai mbaroi, i thash: “Në rregull, nuk ka problem, mirëpo a do të mund edhe unë ta kryej haxhxhin?” – Mora përgjigje pozitive.

Në atë çast isha njeriu më i gëzuar në botë, gjithë kohën thellë në shpirt e kam ditur që Allahu nuk do më le anash dhe se Ai jep shumëfishtë. Dhe ja vëllai im, e kreva haxhxhin pa pagesë, madje njeriut për të cilën u përkujdesa ia sqarova rastin tim dhe të fëmiut të sëmurë, dhe ai më premtoi që do ta trajtojmë pa pagesë në klinikën tonë; madje u pajtua që në klinikën tonë të hapim një fond të posaçëm për kurimin e të varfërve.

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit