Ka shumë mënyra që mund t’ju ndihmojnë që ta përmirësoni kujtesën tuaj, kurse ne do t’ju paraqesim vetëm disa prej tyre.
– Lidhni idetë e reja me gjëra që i dini. Në këtë mënyrë, ato bashkohen me informacionet e ruajtura në kujtesën afatgjatë.
– Ndani numrat e gjatë, si për shembull numrat e telefonit, në grupe më të vogla, që mund të kujtohen më lehtë.
– Lexoni një informacion të shkruar me zë të lartë dhe pastaj rishkruajeni, që të përforconi kujtesën.
– Bëni gjumë të rehatshëm-është e vështirë të përqendroheni dhe të mbani mend, kur jeni të lodhur.
– Ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore, ushtroni fizikisht dhe shmangni stresin-të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kujtesës.
brezi/kohaislame