2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në garë për Çmimin Nobel edhe banorët e ishujve grekë

Më të lexuarat

Banorët e ishujve grekë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë krizës së refugjatëve sirian do të nominohen për çmimin Nobel për paqe me mbështetjen e Qeverisë së tyre.
Nga 900 mijë refugjatë që hynë në Evropë në vitin e kaluar janë pranuar, të firkësuar, me lëndime dhe lodhje të madhe nga udhëtimet gjata, nga banorët e ishujve grek në bregdetin e Egjeut, transmeton Koha.net.

Ishullorët, përfshirë këtu edhe peshkatarët që lanë edhe punën e tyre vetëm që të shpëtojnë refugjatët që vinin përmes detit, janë në mesin e tyre që do të dominohen për një nga çmimet më me vlerë në botë, shkruan The Guardian.

Akademitë e shquara nga universitetet e Oksfordit, Princetonit, Harvardit, Cornellit dhe Kopenhagës po hartojnë një parashtresë në favor të dhënies së çmimit për banorët e ishujve të Lesbosit, Kosit, Kiosit, Samosit, Rodosit dhe Lerosit.

Data e fundit për nominim është një shkurti, por ata që janë të përfshirë në këtë plan tashmë janë takuar me ministrin grek për Migracion, Yiannis Mouzalas, i cili u ka dhënë mbështetjen e plotë të Qeverisë greke.

Përmes një uebfaqe është organizuar një peticion nga grupi i quajtur Avaaz, dhe deri më tani ka arritur të marr mbi 280 nënshkrime për të kandiduar për këtë çmim.

“Në ishujt e largët grekë, gjyshet u kanë kënduar bebeve të tmerruars në mënyrë që t’i vënë në gjumë, ndërsa mësuesit, pensionistët dhe studentët kanë kaluar muaj të tërë duke ofruar ushqim, strehim, veshje dhe rehati për refugjatët të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre vetëm që të largohen nga lufta dhe terrori”, thuhet në peticion.

Vetëm individët ose organizatat kanë të drejtë që të nominohen për çmimet Nobel, dhe në këtë rast “rrjetet e solidaritetit” në ishuj, përmes grupeve vullnetare mund të nominohen për çmim.

Rrjetet vullnetare në ishujt grekë kanë siguruar strehim, pako higjienike, ushqim, rroba të terura për refugjatët.

“Duke hapur zemrat banorët e këtyre ishujve kanë dërguar një mesazh të fuqishëm se humaniteti është mbi racat dhe nacionalitetet”, ka thënë Spyro Limneos, aktivit grek i grupit Avaaz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit