3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arrestohen anëtarë të një sekti kanibal

Më të lexuarat

Policia e Papuazi, Guinea e Re, ka arrestuar anëtarët e një sekti, për të cilët dyshohet se kanë vrarë të paktën shtatë persona, për t’ua hëngër trurin dhe për të përgatitur një gjellë me penisët e tyre, ka njoftuar të premten ”The National”, gazetë në gjuhën angleze në këtë vend të Oqeanisë.

29 personat e arrestuar, në mesin e të cilëve janë edhe tetë femra, i përkasin një sekti që ka njëmijë anëtarë, i krijuar për të luftuar magjistarët, të cilët i akuzojnë për punë të këqija, shkruan gazeta.

Besimi në magjistarë është mjaft i përhapur në Papuazi – Guinenë e Re: një pjesë e banorëve konsultojnë sangumat (magjistarët) për të mësuar shkakun e ndonjë sëmundje, për ndonjë rast të vdekjes, apo kur kanë telashe financiare.

Një magjistar kërkon rreth 1000 kina (387 euro) për shërbimet e tij, një derr dhe një thes oriz. Mirëpo, disa dëshirojnë të kenë edhe marredhënie seksuale me femrat e familjes së “pacientit”.

“Është në kundërshtim me etikën tonë tradicionale dhe me moralin tonë që magjistari të flejë me bashkëshorten ose vajzën e ndonjë burri, i cili kërkon shërbimin e tij”, ka thënë për gazetën njëri prej udhëheqësve të sektit, në rajonin e Tangit (provinca e Madangut, bregu verilindor). “Kjo është arsyeja kryesore që na ka shtyrë të formojmë një grup për t’i ndëshkuar rëndë këta magjistarë”, ka shtuar ai.

Sipas “The National”, anëtarët e këtij grupi që nga prilli kanë vrarë shtatë persona. Vrasjet janë kryer me ndihmën e thikave, për të cilat ata besojnë se kanë marrë fuqi mbinatyrore.

“Ne ua kemi hëngër trurin të papjekur dhe ua kemi marrë pjesë të trupit të tyre, sikur mëlçia, zemra, penisi dhe të tjera në “hausman” (shtëpitë e burrave në fshat), në mënyrë që udhëheqësit tanë të përgatisin gjellë nga to për të fituar fuqi”, ka shpjeguar njëri prej anëtarëve të arrestuar javën e kaluar në fshatin Biamb.

Një ekspert i kulteve mbinatyrore të Papuazi – Guinesë së Re, i cituar nga gazeta, thekson se veprimet e këtij grupi ishin jashtë çdo rregulle, por edhe se sjellja e magjistarëve nuk korrespondon me praktiktat e zakonshme të hausmanëve. “Është një çmenduri e vërtetë dhe kanibalizmi i këtij grupi është përtej kulturës tradicionale”, ka deklaruar ky ekspert, emri i të cilit nuk tregohet.

Burrat e hausmanëve nganjëherë shkojnë për të gjuajtur një sanguma. “Mirëpo, ata kurrë nuk i vrasin në pikë të ditës, nuk i sakatosin dhe nuk ua hanë mishin, mëlçinë, zemrën dhe nuk bëjnë gjellë me penis”, ka shtuar ai.

Papuazia – Guinea e Re është një shtet në Paqësor, në kufi me Papuazinë indoneziane, historia e fundme e të cilit është përshkuar nga korrupsioni dhe dhuna. Ajo është larg brigjeve veriore të Australisë disa dhjeta kilometra.

Tejet malor, i pasur me burime natyrore, vendi ka 6 milionë banorë, të cilët flasin 800 gjuhë të ndryshme, transmeton AFP, citon “Zëri”.

Një magjistar kërkon rreth 1000 kina (387 euro) për shërbimet e tij, një derr dhe një thes oriz. Mirëpo, disa dëshirojnë të kenë edhe marrëdhënie seksuale me femrat e familjes së “pacientit”.

“Është në kundërshtim me etikën tonë tradicionale dhe me moralin tonë që magjistari të flejë me bashkëshorten ose vajzën e ndonjë burri, i cili kërkon shërbimin e tij”, ka thënë për gazetën njëri prej udhëheqësve të sektit, në rajonin e Tangit (provinca e Madangut, bregu verilindor). “Kjo është arsyeja kryesore që na ka shtyrë të formojmë një grup për t’i ndëshkuar rëndë këta magjistarë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit