6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sulm me armë në Kanada, 5 të vrarë dhe 2 të plagosur

Më të lexuarat

Si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në rajonin Saskatchewan të Kanadasë vriten 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Policia Mbretërore e Kanadasë (RCMP) dhe burimeve lokale mësohet se një person i armatosur ka shtënë shtatë herë në shkollën e mesme Dene në La Loche e cila ndodhet 600 km në veri të Saskatoon. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 5 persona dhe 2 të tjerë janë plagosur rëndë. Në vendngjarje theksohet se kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca.

Autoritetet e RCMP gjithashtu kanë theksuar se sulmin e ka kryer një person mashkull i moshës 19 vjeç i cili është ndaluar teksa largohej 10 minuta pas sulmit.

– Kryeministri Trudeau njoftoi për ngjarjen nga Davosi-

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau në një deklaratë nga Davosi ku ai ndodhej njoftoi se në këtë sulm humbën jetën 5 persona dhe ka shtuar më tej se: “Në këtë ditë të frikshme për personat që humbën jetën jemi të gjithë të trishtuar”. Trudeau ka vënë në dukje se ky është një sulm i llojit që do të jetë makth për çdo nënë dhe baba, ndërsa në lidhje me ngjarjen nuk ka dhënë informacione të mëtejshme.

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen edhe kryeministri i rajonit Saskatchewan, Brad Wall në një deklaratë u shpreh: “Nuk mund të gjej fjalë për të përshkruar këtë trishtim dhe tragjedi. Me shumë mundësi mund të jetë një debat i filluar në shtëpi i cili ka përfunduar në tragjedi në shkollë”.

Ndërsa autoritetet e RCMP kanë konfirmuar se një 46 vjeçar nga të plagosurit është i afërm i sulmuesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit