6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ja disa zakone të rëndësishme për një familje të lumtur…

Më të lexuarat

Mos u zini para fëmijëve, mos e leni pas dore partnerin dhe bisedoni sa më shumë të jetë e mundshme, janë këto vetëm disa detaje të familjeve të lumtura.

Ja disa gjëra që bëjnë familja të jetë gjithmonë e lumtur…

– Sa më shumë përqafime

Nëpërmjet prekjes tregoni lidhjen që keni për dikë, pra edhe një prekje e thjeshtë në shpatulla ka vlerë të madhe.

– Pa grindje bashkëshortore.

Edhe pse ndonjëherë është e pashmangshme, grindja e tepruar ka një ndikim negativ tek fëmijët. Andaj keni kujdes, shmangni grindjet dhe ngritjen e tonit kur bisedoni para fëmijëve. mundoheni që grindjet t’i bëni larg fëmijëve sepse ato mund të mendojnë se një gjë e tillë është normale dhe më vonë bëhen shumë agresiv.

– Dashuria është e rëndësishme

Shumë prindër i vënë fëmijët në rend të parë, ndërsa harrojnë martesën dhe raportin me bashkëshorten. Për fëmijët duhet të jeni shembull dhe t’u tregoni se si duket një lidhje me dashuri.

– Luani bashkë

Kjo krijon një lidhje të fuqishme familjare dhe kujtime të ngrohta. Shihni fotot familjare, vizatoni me fëmijët, luani ndonjë lojë të përbashkët etj.

– Mos i ngarkoni fëmijët

Shumë prindër u japin fëmijëve aktivitete të tepërta jashtë shkollore, me çka krijon një presion të panevojshëm tek fëmijët. Jepuni kohë për lojë, ata janë vetëm fëmijë.

– Qeshni, sepse qeshja është ilaç

Nëpërmjet humorit do të krijoni një atmosferë pozitive, andaj ma shpesh bëni shaka të matura.

– Asnjëherë mos e ngrini tonin

Fëmijët kanë nevojë për një rreth të qetë. Edhe kur të gabojnë bisedoni me to në mënyrë të qetë dhe tregojuni se çka nuk duhet të bëjnë.

– Bisedoni me fëmijët

Kur fëmija të kthehet nga shkolla, pyeteni si ka kaluar atje. Në vend që të shikoj vetëm televizor apo internet mundoheni që kohën më të madhe ta kaloni duke biseduar me to.

Burimi: Psiholog.ba

Përshtati: Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit