-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Miftari: Kanë frikë nga ajo që mund të them

Më të lexuarat

Dëshminë në rastin “Bllaca 2” pritet ta japi edhe Naim Miftari, dëshmitari i prokurores së EULEX-it Ema Rizato, që njihet edhe si ish bashkëpunëtor i SHIK-ut, por edhe Shef i GO2 për Zonën e Shalës gjatë luftës.

Ai edhe më parë ishe paraparë të dëshmoj, por për arsye të panjohura nuk është lejuar të dëshmojë deri tash. Miftari është marrë në pyetje edhe nga prokuroria dhe tashmë do të dëshmoj edhe para gjykatës, bëjnë të ditur burime të gazetës “Bota sot”.
Mifatri që deklaratën e parë e ka dhënë para rreth 8 muajve, thotë se ai është në procesin “Bllaca 2” si dëshmitarë prej 4 muajve, por nuk i di shkaqet e shtyrjes së dëshmisë së tij, bile është skeptik nëse do t’i lejohet të dëshmojë.

“Unë jam dëshmitar qe 4 muaj, prej kur kam dhënë deklaratën time para hetuesve të EULEX-it. Por, dëshmimin tim para trupit gjykues e kanë shty. Me gjasë kanë frikë nga ajo se çfarë mund të them unë dhe sipas informacioneve të mia, dikush dëshiron që unë të mos dëshmojë fare”, thotë Miftari.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit