1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Muslimanet dëbohen nga parku zbavitës për shkak të namazit

Më të lexuarat

Tri gra muslimane të cilat bashkë me anëtarët e familjes kanë kërkuar ta vizitojnë një park zbavitës në qytetin Dongen, në provincën Brabanti Verior, në Holandë, u dëbuan sepse kishin kryer
namazin brenda parkut.

Siriani Bilal Salam, i cili ishte në shoqërinë e muslimaneve ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku mund të shihet se si tri gra janë dëbuar nga parku zbavitës.

Punonjësit e parkut thanë se nuk kanë asnjë problem me muslimanët, por deshën që gratë muslimane, të cilat kishin veshur burka, të largohen nga parku, sepse ato kishin kryer lutjet brenda hapësirave të parkut, duke shtuar se veprimi i tyre konsiderohet si veprim radikale.

Muslimanet iu ankuan menaxhmentit të parkut për këtë incident, duke thënë se ato janë ndier të diskriminuara dhe të fyera.
Por, menaxhmenti më vonë u përgjigj se personat e përmendur janë larguar, sepse brenda parkut kanë kryer lutjet e tyre, duke vënë në dukje se ky vend nuk parashikon aktivitete të tilla fetare.
Përndryshe, në Holandë nuk është ndaluar veshja e burkas, por ekziston mundësia që së shpejti në vende publike të ndalohet veshja që mbulon gjithë fytyrën./islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit