-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Deputeti Gërbeshi përjashtohet nga AKR-ja

Më të lexuarat

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Emin Gërbeshi, është përjashtuar të premten nga partia e tij. Gërbeshi është “ndëshkuar” nga AKR-ja për shkak se ishte iniciatori i interpelancës së ministres Mimoza Kusari-Lila, lidhur me vendimin e marr nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për importimin e çimentos nga Shqipëria.
“Në mbështetje të kompetencave dhe përgjegjësive të parapara me Statutin e Aleancës Kosova e Re, neni 30 dhe 31, dhe në konsultim me kryesinë e ngushtë të partisë, për shkak të mosrespektimit, në vazhdimësi, të Statutit dhe të parimeve programore të AKR-së, mosrespektimit të qëndrimeve të Grupit Parlamentar, ofendimeve dhe shpifjeve publike dhe të vazhdueshme ndaj kolegëve, marr vendim për përjashtim të z.Emin Gërbeshi, nga Aleanca Kosova e Re”, thuhet në në deklaratë të AKR-së, të nënshkruar nga kryetari i saj, Behgjet Pacolli.

“I njëjti përjashtohet edhe nga Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re. Obligohet Kryetarja e Grupit Parlamentar të ndërmarrë procedurat për zëvendësimin në Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në komunikatë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë i shpëtoi shkarkimit një ditë më parë falë ndërhyrjes së kryeministrit Hashim Thaci, i cili “u sugjeroi” deputetëve të partisë së tij, Partisë Demokratike, ta lëshojnë seancën. Në mungesë të korumit, interpelanca ka përfunduar pa rezultat. Përderisa partitë në pushtet kanë kërkuar rishikimin e këtij vendimi nga ana e Qeverisë, partitë opozitare kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe shkarkimin e ministres. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit