1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Imami i Mesxhid-i Aksa-së vizitë në Turqi

Më të lexuarat

Imami i Mesxhid-i Aksa-së, Junus Ikrimavi, i ndodhur në qytetin Kahramanmaraş për të marrë pjesë në konferencën me temë “Ndërgjegjja e Umetit Palestina” e mbajtur nga Fondacioni Rinor Turqia në Qendrën kulturore “Mehmet Akif Ersoy”, ka qenë i pranishëm duke drejtuar faljen e namazit të sabahut në xhaminë Abdulhamithan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lutjen e kryer nga Ikrimavi pas namazit kanë marrë pjesë edhe qytetarët të cilët janë lutur për për qetësinë e muslimanëve dhe ndalimin e gjakderdhjes në botën islame.-në Ikrimavi pasi ka përcjellë përshëndetjet nga besimtarët e Mesxhid-i Aksa-së ka vënë në dukje rëndësinë për vizitimin e këtij vendit të shenjtë.

– “Mesxhid-i Aksa është një amanet mbi ne”-

Ikrimavi duke bërë thirrje qytetarëve në qytet për të vizituar Mesxhid-i Aksa-në dhe muslimanëve atje ai u shpreh: “Ju ftoj patjetër atje. Unë vërejta dashurinë që keni për Mesxhid-i Aksa-në dhe e pres me shumë lumturi këtë. Në zemrat tuaja keni një dashuri shumë të madhe për Mesxhid-i Aksa-në. Uroj që në Dashtë Allahu edhe fëmijët tuaj ti mësoni dhe edukoni me dashurinë për Mesxhid-i Aksa dhe vëllazërinë palestineze. Sepse kjo dashuri duhet të rrjedhë në gjakun tonë dhe të tuajin. Mesxhid-i Aksa është një amanet mbi ne. Allahu e bekoftë dhe j’ua shpërbleftë këtë dashuri që keni për atje”.

Gjithashtu në këtë program ka qenë i pranishëm edhe muftiu i qytetit, Muhammed Gevher të cilët janë takuar dhe kanë biseduar me nxënësit që arsimohen në kursin e hafëzit në xhaminë Abdulhamithan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit