0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gashi: Thaçi mos të kandidojë për president, barazohemi me Serbinë

Më të lexuarat

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Gashi, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se pse Hashim Thaçi nuk duhet të zgjidhet president.

Sipas Gashit, zëvendësministri dhe njëherësh ministri i jashtëm, që udhëheq gjithashtu me PDK-në, do të ishte mirë që mos të kandidohej për president të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Kishte me qenë mirë që mos me u kandidu për president të Kosovës pasi që e ka kristal të qartë se ka me qenë një prej të akuzumve nga gjykata speciale”, ka shkruar Gashi, teksa shton se kjo do t’i bënte dëm Kosovës në shërbim të Serbisë.

Shkëlzen Gashi këtë e mbështet në arritjen e një ekuivalence mes Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, “në Hagë është akuzu presidenti serb Millosheviq dhe presidenti kosovar Thaçi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit