4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hadixhe Bint Huvejlid

Më të lexuarat

Pyetje dhe përgjegje për nënat e besimtarëve

Pyetja1: Kush ishte babai i Hadixhes?

Pergjegja: Babai i Hadixhes ishte Huvejlid bin Esed El Esedi

Pyetja 2: Si quhej nena e Hadixhes?

Pergjegja: Nena e saj quhej Fatime bint Zejd bin El- Assam .

Pyetja 3: Si ishte mbiemri i saj para misionit te Te Derguarit te All-llahut s.a.v.s. ?

Pergjegje: Mbiemri i saj ishte Tahira.

Pyetja 4: Kush ishte gruaja e pare me te cilen u martua i Derguari i All-llahut s.a.v.s.?

Pergjgje: Hadixhja (All-llahu qofte I kenaqur me te )

Pyetja 5: Si quhej bashkeshorti i pare i Hadixhes ?

Pergjegje: Bashkeshorti i saj i pare ishte Ebu Halal Bin Zurara.

Pyetja 6: Sa femije kishte Hadixhja me burrin e saj te pare- Ebu Halalin?

Pergjegje: Dy femije, Hind dhe Harith.

Pyeta 7: Pas vdekjes se Ebu Halalit me kend martohet Hadixhja?

Pergjegje: Pas vdekjes se Ebu Halalit martohet me Atik bin Abid Mahzumin.

Pyetje 8: Sa femije kishte Hadixhja me Atikun?

Pergjegje: Vetem nje vajze, edhe ajo quhej Hind, gjithashtu.

Pyetja 9: Kur i Derguari i All-llahut e martoi Hadixhen ,çfare moshe ishin ata ?

Pergjegje: i Derguari All-llahut-Muhamedi s.a.v.s. ishte njezet e pese ndersa Hadixhja dyzet vjeçare.

Pyetja 10: Sa femije paten ata?

Pergjegje: Gjashte, dy djem dhe kater vajza.

Pyetja 11: Si quheshin dy djem e tyre dhe a jetuan gjate ?

Pergjegje: Ata quheshin Kasim dhe Abdullah, dhe nuk jetuan gjate.

Pyejtja 12: Si quheshin te kater vajzat e tyre?

Pergjegje: Ato quheshin: Zejneb, Rukaija, Umm Kulthum dhe Fatime.

Pyetja 13: Si quhej nena e besimtareve ne martesen e se ciles Varaka bin Navfali mbajti fjalim?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 14: Si quhej nena e besimtareve e cila ishte e para qe pranoi Islamin?

Pergjegje: Hadixhe, All-llahu qofte i kenaqur me te .

Pyetja 15: Si quhej nena e besimtareve me te cilen i Derguari i All-llahut qendroi i martuar me te deri ne vdekjen e saj dhe nuk pati grua tjeter?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 16: Kush ishte nena e te birit te Pejgamberit s.a.v.s Kasimit, sipas te cilit ai u quajt Ebu Kasim?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 17: Kush eshte quajtur “Tahira” nga mesi i Nenave te besimtareve?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 18: Si quheshin dy Nenat e besimtareve te cilat kane jetuar ne te njejten kohe?

Pergjegje: Ato quheshin Hadixha dhe Xhuvejria. Te dyja ishin 65 vjeçare.

Pyetja 19: Sa vite kanë jetuar Hadixhja dhe Muhamedi s.a.v.s. se bashku?

Pergjegje: Ata kane jetuar 24 vite se bashku.

Pyetja 20: Si quhej gruaja e Pejgamberit s.a.v.s e cila ishte tregtare e njohur ?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 21: Kush ishte punedrejtuesi i Hadixhes i cili perkujdesej per karvanet e saj tregtare?

Pergjegje: Meisera, nje rob i Hadixhes.

Pyetja 22: Si quhej Nena e besimtareve e cila ia dorezoi te hollat Pejgamberit per te udhehequr biznesin e saj?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 23: Kush ka ndermjetsuar per martesen e Hadixhes me Muhamedin s.a.v.s.?

Pergjegje: Shoqja e Hadixhes Nefisa, e bija e Mines .

Pyetja 24: Si quhet nena e besimtareve e cila i tha Te Derguarit se e pelqen per besnikerine e tij dhe vitytet e tij?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 25: Kur beri i Derguari i All-llahut dasem per here te pare per martesen e tij?

Pergjegje: Ne kohen kur u martua me Hadixhen.

Pyetja 26: Cfare i urdheroi Hadixhja sherbetores se saj pas marteses me Muhamedin s.a.v.s, per te shprehur gezimin e saj dhe lumturine ?

Pergjegje: Ajo i urdheroi qe te vallezoj dhe t`i bie daulles.

Pyetja 27: Kur tha axha i te Derguarit “…falenderimi I qofte All-llahut, v cili na largoi veshtiresite dhe merzite?

Pergjegje: Pas marteses me Hadixhen.

Pyetja 28: Hadixhja ia fali nje sherbetor Muhamedit s.a.v.s., si quhej ai?

Pergjegje: Zejd bin Harith.

Pyetja 29: Cila prej Nenave te besimtareve i sherbeu te Derguarit me pasurine e saj?

Pergjegje: Hadixhja.

Pyetja 30: Si quhej gruaja e Muhamedit s.a.v.s. e cila kishte qene e vè dy here para se te martohej me Muhamedin s.a.v.s.?

Pergjegje: Hadixhja.

Pyetja 31: Cfare i tha punedrejtuesi Mejsera Hadixhes per Muhamedin s.a.v.s., pas qe u kthyen nga udhetimi i Sirise?

Pergjegje: Pune drejtuesi i Hadixhes i tregoi asaj per virtytet e Muhamedit s.a.v.s., per sinqeritetin e tij, besueshmerine dhe mendjethellesine e tij.

Pyetja 32: Cfare e beri Hadixhen t`a deshiroj martesen me Muhamedin s.a.v.s.?

Pergjegje Veprat e tij te mira, besueshmeria dhe sinqeriteti i tij ben ate te martohej me te.

Pyetja 33: Cfare dha Muhamedi s.a.v.s per mehr ne martese me te?

Pergjegje: Muhamedi s.a.v.s. i dha mehr asaj 20 deve.

Pyetja 34: Si quhej nena e besimtareve, e cila ishte e impresionuar me miresjelljen e Muhamedit s.a.v.s., dhe çfare rezultoi me kete ?

Pergjegje: Hadixhja menjehere i dergoi porosi-propozim per t`u martuar me te .

Pyetja 35: Si quhej nena e besimtareve e cila i dhuroi deve dhe te mira tjera nenes se Te Derguarit (nga qumshti) Halimes?

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 36: Sa gra pati i Derguari i All-llahut s.a.v.s.para se t`i vinte shpallja?

Pergjegje: Nje, dhe ajo ishte Hadixhja.

Pyetja 37: Tek kush u kthye Muhamedi s.a.v.s nga shpella Hira i tmerruar dhe i tha”Me mbulo… më mbulo..”?

Pergjegje: Tek Hadixhja.

Pyetja 38: Cfare i tha Hadixhja pas kesaj qe t`a qetesoj ?

Pergjegje: Hadixhja i tha :”All-llahu kurrë nuk do të të poshteroj, ti i mbane lidhjet farefisnore, mbane barren e te dobetit, u ndihmon te varferve dhe atyre qe kane nevoje, i mirepret musafiret dhe je i durueshem ne veshtiresi dhe ne rrugen e se vertetes”.

Pyetja 39: Kënd e vizitoi Hadixhja me rastin e incidentit ne shpellen Hira?

Pergjigje: Ajo shkoi tek Varaka bin Nevfal bin Esed Abdul –Uzza.

Pyetja 40: Cfare iu pergjegj Varaka kur i tregoi i Derguari s.a.v.s. per Ate (s.a.v.s.) qe i kishte folur ?

Pergjegje: Ai i tha se keto jane “Namus”, fjale te shenjta te cilat All-llahu ia zbriti Musasë.

Pyetja 41: Cfare do te kete deshiruar ai (Varaka) me kete rast?

Pergjegje: Ai do te kete deshiruar “Te jete i gjalle e t`a permbajë atehere kur njerezite tjere t`ia kthejne shpinen dhe t`a kundeshtojne.”

Pyetja 42: Si quhet Nena e besimtareve e cila ka kalur tri vite bojkoti shoqeror me Muhamedin s.a.v.s. ne luginen Ebi Talib

Pergjegje: Hadixhe.

Pyetja 43: Kush ia dha Hadixhes sherbetorin Zejd bin Harith?

Pergjegje: Hakim bin Hizam.

Pyetja 44: Kur ndrroi jete Hadixhja dhe çfare moshe ishte?

Pergjegje: Ajo vdiq ne Ramadan te vitit te dhjete te Pejgamberise, dhe ajo ishte 65 vjeçare kur ndrroi jete.

Pyetje 45: Cili ishte viti i zisë per Te derguarin e All-llahut s.a.v.s.?

Pergjegje: Viti i zisë ishte viti kur ndërruan jetë mbrenda nje kohe te shkurter axha i pejgamberit s.a.v.s. Ebu Talibi

Pyetja 46: Per kend Muhamedi s.a.v.s. tha “Ajo me besoi kur askush s`me besoi, ajo pranoi Islamin kur te tjeret me kundershtuan, me permbajti dhe me ndihmoi me pasurine e saj atehere kur te tjeret me kthyen shpinen, dhe une pata femije vetem me te”.

Pergjegje: Hadixhen.

Pyetja 47: Cilen prej Nenave te besimtareve i Derguari i All-llahut e varrosi por nuk ia fali namazin e xhenazes?

Pergjegje: Hadixhes.

Pyetja 48: Pse i Derguari i All-llahut nuk ia kishte falur namazin e xhenazes Hadixhes r.a.?

Pergjegje: Sepse ne ate kohe ende nuk kishte zbritur urdheri per faljen e namazit te xhenazes.

Pyetja 49: Cilen prej Nenave te besimtareve e ka dashur Muhamedi s.a.v.s. me se shumti, e ka perkujtuar me me endje dhe me se shpeshti?

Pergjegje: Hadixhen r.a.

Pyetja 50: Cilat jane disa nga hadithet sherifë qe flasin per superioritetin e Hadixhes nga Sahihu i Buhariut?

Pergjegje: (1) Tregon Aliu r.a.se ka thene Pejgamberi s.a.v.s.”Me e mira grua ne bote per kohen e saj ishte Merjemi dhe Hadixhja All-llahu qofte i kenaqur me to”.

(2) Tregon Aishja r.a.” Nuk kam pasur zili per asnje prej grave te Pejgamberit s.a.v.s. sa kam pasur zili per Hadixhen e cila ka nderruar jete para se te martohesha une, per arsye se Muhamedi s.a.v.s. e permendte aq shpesh dhe se All-llahu e kishte pergezuar se ajo do te kete vend ne Keseb (vend ne Xhennet ) dhe se ai çdo here kur prente dele kurban ai u çonte shoqeve te saj nga nje cope per hir te perkujtimit ngaj saj”. Dhe kur i thoja “..per Hadixhen je keshtu, keshtu..”, ai me thoshte “Hadixhja per mua ishte keshtu, keshtu “ (me besoi kur askush s`me besoi, me permbajti kur te tjeret me kundershtuan……)

(3) Tregon Ebu Hurejre ‘Xhebraili erdhi tek Muhamedi s.a.v.s. dhe i tha “O i Derguar i All-llahut! Ja ku po te vie Hadixhja me nje ene me ushqim , kur te arrij e pershendet nga All-llahu dhe une dhe e pergezo me Keseb –pallat ne xhennet ku nuk do t`kete tjeter pos paqes”.

(4) Tregon Aishja r.a. “Njehere erdhi Halah bint Huvejlid, motra e Hadixhes dhe kerkoi leje per te hyre.. me kete rast i Derguari i All-llahut tha: “O All-llah! Helah! dhe iu perkujtua Hadixhja …me kete rast s`u durova dhe i thashe” C`te ben t`a kujtosh nje plake prej plakave te Kurejshve, nje plake pa asnje dhembe ne goje, e cila ka vdekur kahere dhe All-llahu ne vend te saj t`a ka dhene nje me te mire. Fund./albislam

 

Përgatitur nga: Shahid Zafer Kazmi, Muhamed Tahir Selefi;

Përktheu nga anglishtja: Besa Jashar Ismaili-Aishe,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit