-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të ia zgjedhish lojërat fëmiut tënd?

Më të lexuarat

Pa dyshim se shumica e fëmijëve, nëse jo të gjithë, i duan lojërat shumë, saqë shumë herë nuk mund të ndahen prej tyre. Prandaj, prindërit kujdesen që të mbledhin para për t’u blerë lojëra fëmijëve. Dëshiroj t’ua tërheq vërejtën për disa gjëra gjatë blerjes së lojërave:

1- Mos harxho shumë para në blerjen e lojërave, sepse afati i lojërvae te fëmijët është jo më i gjatë se një javë, andaj kujdesu për llojin e lojërave e jo për çmimin e tyre.

2- Zgjedh lojëra që ndihmojnë në rritjen e mundësive të fëmijës dhe të shkathtësive të tij, duke i siguruar kënaqësi, siç janë lojërat e ndërtimit të shtëpive, montimit dhe demontimit, lojërat e ngjyrosjes dhe vizatimit etj.

3- Është mirë që në moshë të caktuar të fëmiujës tënd, të bësh së bashku me të, lojëra prej lëndëve të thjeshta të cilat mund t’i gjeni në shtëpi, siç janë letrat, sungjeri etj. Kjo ndihmon në rritjen e shkathtësisë së fëmijës dhe e mëson se si ta shfrytëzojë kohën dhe të mos e harxhojë pasurinë.

4- Mos blej lojëra që në përbërjen e tyre ka lëndë plumbi.

5- Largohu nga lojërat që kanë tehe të mprehta.

6- Loja duhet të jetë e përshtatshme në peshë me fëmijën.

7- Largohu nga lojërat që lëshojnë zëra të ashpër dhe të lartë, sepse mund të paraqet rrezik për dëgjimin e fëmijës.

8- Lojërat e montimit duhet të kenë bazë të gjerë, që të kenë barazpeshë dhe mos të rrëzohen.

9- Largohu nga lojërat që janë të mbushura me gjëra të imëta të cilat kur shkyhen shpërndahen anë e mbanë.

10- Largoini nga lojërat që funksionojnë me rrymë elektrike, fëmijët që kanë më pak se dhjetë vjet.

Marrë nga revista “El-Usre”, nr. 63

Publikimi i parë në AlbIslam: 20.3.2001

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit