0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tensione në marrëdhëniet e Izraelit me Brazilin

Më të lexuarat

Burimet sioniste kanë njoftuar për krijimin e tensioneve në marrëdhëniet e Izraelit me Brazilin.

Gazeta “Times of Israel” ka shkruar se Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist, ka deklaruar se nëse Brazili nuk do ta pranojë Dani Daian, ambasador i ri i dërguar nga Izraeli në Brazil, atëherë ky regjim nuk do të dërgojë ambasador tjetër në Brazil.
Vlen të theksohet se pavarësisht se disa javë më parë qeveria sioniste ka emëruar ambasadorin e ri në Brazil, mirëpo qeveria braziliane kanë kundërshtuar këtë vendim të qeverisë sioniste, për shkak se Dani Dajan më parë kishte qenë kryetar i këshillit të kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Burimet sioniste kanë thënë se mungesa e ambasadorit në Brazil është bërë shkak që ky vend të reduktojë marrëdhëniet me regjimin sionist.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit