Shikoni vllezër jeta është e gjatë, historia e njerëzimit nuk ka filluar me ne as nuk përfundon me ne, andaj nëse dikush ka sot pushtet dhe ka fuqi mos të mendon se do të zgjasë vazhdimisht kjo, edhe komunizmi para 30 viteve me i pas pyet baballarët tanë do të thonin ata kurrë nuk do të ndalet kjo fuqi, nuk guxonte populli asgjë me bë nga friga e pushtetit, deshti Allahu i largoi dhe u ndrrua sistemi.
Edhe këta sot që janë në pushtet dhe kan fuqi edhe mundohen me ja ngushtu jetën muslimanit le ta dinë se nuk kan me mbet përgjithmonë, do të harrohen dhe askush nuk do ti përmend nesër!
A ju kujtohet para 30 viteve emrat e komunsitave shqiptarë nuk hiqeshin nga goja, vazhdimisht në gazeta, televizion, radio NON STOP emrat e tyre u përmendeshin, sot kush i përmend? Askush nuk i përmend! (vetëm kur duam mi cek si shembull). E këta që janë sot?! këta edhe ma shkurt, këtyre nuk u zgjatë shumë (si të dalin nga pushteti nuk i përmend askush), ne kemi pa sa e sa figura shqiptare në fillimin e plurarizmit, kush i përmend sot ata? (madje kan qenë kryetarë partijash, që në at kohë partia ka qenë lëvizje kombëtare), kush i përmend? Jo nuk i përmend askush!
Andaj shikoni se si Allahu e ulë atë që nuk lidhet me Allahun!