7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ministri gjerman: Sulmi në Stamboll ishte sulm ndaj njerëzimit

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, tha se në lidhje me sulmin vetëvrasës në Sheshin Sultanahmet, në orët e mbrëmjes është marrë nën arrest një person.

Ministri Ala rikujtoi se në këtë sulm gjetën vdekjen 10 persona, 8 ndër të cilët ishin gjermanë dhe shtoi 11 të plagosur, ndër ta 2 në gjendje të rëndë, janë duke u kuruar në spital.

Ala theksoi se 9 nga të plagosurit janë gjermanë, 2 janë norvegjezë ndërsa një i plagosuri tjetër është nga Peruja.

Ndërkaq ai u takua edhe me homologun gjerman Thomas de Maiziere që erdhi për vizitë në Turqi për shkak të kësaj ngjarjeje.

Pas takimit kokë më kokë Efkan Ala dhe Thomas de Maiziere, në konferencën për shtyp ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

“Ky është një sulm i kryer kundër njerëzimit. E gjithë bota duhet të tregojë qëndrim ndaj këtyre sulmeve. Prezenca e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë këtu, është treguesi më i rëndësishëm i unitetit në këtë qëndrim” tha Ministri turk Efkan Ala.

Kurse ministri gjerman, Maiziere bëri të ditur se deri më tani nuk ka asnjë provë që tregon se sulmi kishte në objektivë nënshtetasit gjermanë.

“Unë dua të bëj të ditur në emër të gjithë popullit gjerman se ne dënojmë këtë sulm. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjarëve të viktimave. Ne falënderojmë përzemërsisht autoritetet turke dhe jemi pranë Turqisë kundër terrorit. Ne nuk do të hedhim hap pas. Vendosmëria kundër terrorit është e domosdoshme, pasi objektiva e sulmit që ndodhi dje ishte drejtpërdrejt kundër njerëzimit” tha Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maiziere.

Maiziere tha gjithashtu se nuk ka asnjë arsye pse të mos vizitohet Turqia.

Dy ministrat më pas shkuan në Spitalin e Stambollit në Samatya ku janë duke u kuruar 3 turistë gjermanë dhe një turist norvegjez.

Në këtë vizitë mori pjesë edhe Kryeminstri Davutoglu dhe delegacioni që e shoqëronte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit