-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

DW: Në Paris nuk kishte sulm terrorist por tejkalim të kompetencave dhe vrasjen e një qytetari të pafajshëm

Më të lexuarat

Autoritetet franceze pohojnë se kanë evituar një sulm terrorist në Francë dhe kanë vrarë atentatorin. Ngjarja e tronditi qytetin. Por dëshmitarët e lagjës pohojnë krejt të kundërtën e verzionit të policisë dhe mediat. Këto janë fakte tronditëse. A po manipulohet vazhdimisht masa me gënjeshtra dhe trille të qeverive që duan me çdo kusht luftën ndaj muslimanëve?

Policia në Paris ka përpiluar ndërkohë plane konkrete veprimi për raste të tilla. Brenda disa minutash është bllokuar e gjithë kjo zonë, shkollat janë evakuuar, banorët janë ftuar të mbyllen në shtëpi… Gjendja është normalizuar pas kalimit të rrezikut. Por pas barrikadave u vërejt shumë qartë pakënaqësia e qytetarëve. Disa afrikanë kalojnë pranë dhe shajnë policinë. Ndërsa disa gra të moshurara kritikojnë policinë, e cila gjithmonë ndjek të rinj afrikanë nga kjo zonë.

Dëshmitarët Mohamedi dhe bashkëshortja e tij në momentin e sulmit ndodheshin tek bukëpjekësi. “Dëgjuam tri të shtëna dhe e gjitha përfundoi për disa sekonda”, thotë ai. Ai nuk e ka dëgjuar thirrjen “Allahu Akbar”. Personi kaloi pranë kontrollit të policisë dhe ata e kanë qëlluar menjëherë, thotë Mohamedi. “Reagimi i tyre ka qenë i tepruar”, mendon ai, sepse personi i vrarë është i njohur për policinë. Atë e kanë arrestuar shpesh. Ai nuk ka qenë mirë në kokë. Të gjithë në lagje e kanë njohur si një person të çmendur por të parrezikshëm.
Edhe dëshmitarët nga restoranti El Bahdja në afërsi thonë se personi i vrarë ka jetuar në këtë zonë qysh prej gjashtë vjetësh. Ai ishte një algjerian që shiste ilegalisht cigare në rrugë. Ai ka marrë edhe drogë. Të gjithë e kanë njohur si një kriminel, por jo si person të dhunshëm. Samiri thotë se gazetarët nuk duhet ta besojnë versionin e policisë. Samiri beson se personi i vrarë ka pasur armë për t’u mbrojtur nga bandat që kanë dashur t’ia marrin cigaret.

Ministri i Brendshëm flet për cënim shumë serioz
Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve foli (07.01) për një rrezik akut dhe për një aksion plotësisht të domosdoshëm të policisë. Pohimet për thirrjen e tij “Allahu Akbar” vijnë nga një kalimtar, të cilin e kanë cituar mediat në mesditë. Por i gjithë rasti i ka shqetësuar shumë banorët e Parisit. E njëjta vlen edhe për banorët myslimanë në shumë lagje të Parisit. Çfarë presidenti Francois Hollande e ka quajtur të domosdoshme në luftën kundër terrorizmit – armatimin më të mirë të policisë dhe ashpërsimin e masave – banorët e Parisit në këtë zonë e vlerësojnë si kërcënim. Ndërsa pohimet e policisë për këtë rast në këtë zonë nuk i beson askush.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit