-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqi – 384 terroristë asgjësohen në operacionet e fundit

Më të lexuarat

Në operacionet kundër organizatës terroriste separatiste janë asgjësuar 384 terroristë, ndërsa në Silopi janë kapur 58 terroristë që tentuan të largoheshin duke u veshur si femra.

Në operacionet kundër organizatës terroriste separatiste janë asgjësuar 384 terroristë. Në Silopi janë kapur 58 terroristë që tentuan të largoheshin duke u veshur si femra.
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë bërë një deklaratë në lidhje me operacionet që vazhdojnë në pjesën juglindore të vendit.
Në komunikatën e ushtrisë turke thuhet se në postblloqet që janë ngritur nga forcat e sigurisë janë kapur 58 persona, pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste që tentuan të arratiseshin duke u përzier në mesin e turmës me civilë.
Në kuadër të operacioneve që vazhdojnë janë asgjësuar 221 terroristë në Xhixre (Cizre), 95 në Siloi dhe 68 në Sur, pra në total 384 terroristë.
Gjithashtu Forcat e Armatosura të Turqisë kanë publikuar edhe fotografi të reja të bëra në qytezën Sur, e varur nga bashkia e Diyarbakirit, ku operacionit antiterror vazhdojnë prej disa javësh.
Në foto duket qartë se si terroristët kanë ngritur barrikada me qëllim edhe për të mos lejuar hyrjen e forcave të rendit, por edhe për të ndaluar popullin e zonës të dalë në rrugë e të lëvizë lirshëm.
Gjithashtu bie në sy pozicionet e luftimit që terroristët kanë hapur duke prishur dhe çarë muret e shtëpive të civilëve të marra me forcë.
Në fillim terroristët banorët e këtyre shtëpive janë munduar ti përdorin si mburojë e gjallë, duke hapur zjarr ndaj atyre që tentuan të largohen nga lagjja.
Kurse kur e panë që nuk mund të rezistonin më gjatë përballë forcave të sigurisë u arratisën duke i shkatërruar banesat me eksplozivë artizanalë.
Disa fotografi përcjellin pamje nga disa shtëpi që janë kthyer në kurthe me anë të eksplozivëve me qëllim për të shkaktuar sa më shumë humbje në radhët e forcave të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit